Çmimet me pakicë të karburantit nga nesër do të rriten nga një në dy denarë. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjisë të miratuar sot, çmimi i Eurosuper BS-98 rritet me dy denarë për litër dhe do të jetë 73.50 denarë. Çmimi i EURODIESEL rritet nga një denar dhe do të jetë 63 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri rritet me 1.5 denarë dhe është 71.50.
Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur gjithashtu me 2.1 denarë për litër. Çmimi i ri do të jetë 32,13 denarë për litër.