Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në gusht 2017, çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale janë më të larta për 0.5% në nivel mujor, ndërsa për 2.7% në nivel vjetor. Në gusht 2017, në krahasim me korrikun 2017, çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale janë më të larta në sektorin e Minierës dhe nxjerrjes së gurëve për 2.9%, në sektorin e Industrisë së përpunimit për 0.3% dhe në sektorin e Furnzimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.2%. Në gusht të këtij viti, në krahasim me gushtin 2016, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, janë më të larta ne sektorin e Minierës dhe nxjerrjes së gurëve për 21.7%, në sektorin e Industrisë së përpunimit për 1.4%, ndërsa më të ulta në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.3%.
Data 10.04.2026
Aktuale
- Protesta e studentëve në RMV/ Hoxha: Gjuha shqipe e drejtë kushtetuese dhe e padiskutueshme. Çështja mos politizohet
- VLEN: Shqiptarët nuk janë vegël, shqiptarët janë ligj
- Rritja e çmimeve të “One”, reagon kreu i AKEP: Jemi në komunikimin të vazhdueshëm me operatorin, do të marrim vendim per çdo ankesë!
- Ndalohen dy persona në Tetovë, kapen me lëndë narkotike
- BDI: Me VLEN-in po shitet barazia, po varroset e ardhmja!
- Vrau policin Novruz Cenalia, autori Azgan Mërnica i shpëtoi burgimit të përjetshëm! Reagojnë ashpër familjarët e efektivit
- Meta: Mirënjohje Zv/Kryeministrit maqedonas, VMRO e njeh si askush tjetër drejtësinë ‘speciale’ të Sorosit
- Nikolloski: Ende mbaj qëndrimin se Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE-së në një të ardhme të afërt

