Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se inspektorët janë në terren dhe se po kontrollohen të gjitha supermarketet e mëdha në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve, përcjell TV21.
“Po, kanë dalë të gjitha institucionet në terren, më tepër informacione do të ketë nga e hëna. Por mund të them se ndodhemi ekzaktësisht në të gjitha supermarketet dhe bëhet analizë e detajuar. Veprojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë. Si qeveri e kemi për obligim që ta ruajmë standardin e qytetarëve, por njëkohësisht mos ta shkatërrojmë ekonominë e tregut, rregullat e tregut”, tha mes tjerash Mickoski./tv21.tv