Në Kinotekën e Maqedonisë sonte nga ora 20 në kuadër të Festivalit të dytë ndërkombëtar të montazhit filmik “Sinematik” do t’i ndahet çmimi për vepër jetësore laureatit të sivjetmë montazhierit të njohur Andrija Zafranoviq. Zafranoviq në orën 11 do të mbajë master-klas në Fakultetin për Arte Dramatike në Shkup, ndërsa për nder të tij në festivalin “Sinematik” do të shfaqet filmi
“Kushtetuta e Republikës së Kroacisë” në regji të Rajko Gërliq. Çmimin e ndajnë Asociacioni i Profesionistëve të Filmit të Maqedonisë dhe Festivali i filmit “Sinematik” kushtuar montazhierëve Zafranoviq është i njohur për montazhin e filmave “Babi në rrugë zyrtare” dhe “Shtëpi për varje”, “Spiuni ballkanik”, ndërsa kohëve të fundit ka punuar në tre filma maqedonas – “Fëmijë të zemrës” nga Antonio Mitriqeski, “Natë e mjaltit” të Ivo Trajkovit dhe “Pesëshja e artë” të Goran Trençovskit. Andrija Zafranoviq (1949) ka diplomuar në katedrën për TV montazh dhe montazh të filmave në Akademinë e Arteve Performuese në Pragë. Me vite ka qenë profesor i rregullt dhe shef i katedrës së Fakultetit për Arte Dramatike në Beograd, ndërsa nga viti 2009 është profesor i rregullt në Akademinë e Arteve Performuese në Pragë. Ka fituar tre çmime “Arena e artë” për montazh në festivalin e filmit në Pula për filmat: “Treni mbretëror” (1981), “Spiuni ballkanik” (1984), “Kambanat e mbrëmjes” (1986).