Analisti Ymer Ismaili në emisionin debativ ClickPluse. ka deklaruar se BDI ka humbur vota nga të vetat që ka pasur më parë, por nuk ka humbur nga askush tjetër, BDI është fitues apsolut në të gjitha aspektet. Ismaili ka deklaruar se asnjë funksionar të BDI-së nuk është i dyshuar dhe nuk hetohet nga PSP ose nga ndonjë organ tjetër hetues.
Këto qëndrime të Ymer Ismailit kanëshkaktuar reagim të ashpër nga bashkëbiseduesit e tij, pasi sipas tyre çështja e përgjegjësisë penale duhet të vërtetohet në gjykata ndërsa këtu po debatohet për përgjegjësinë politike dhe morale.
ARBEN RATKOCERI NË CLICK PLUS: NË MBLEDHJEN KONSTITUTIVE TË KUVENDIT, PARTITË SHQIPTARE TË PROPOZOJNË LIGJ PËR GJUHËN
ALBERT MUSLIU NË CLICK PLUS: E RËNDËSISHME PARTITË SHQIPTARE TË BËHEN BASHKË
VMRO paralajmëron bojkot, LSDM e do qeverinë, partitë shqiptare presin ndërkombëtarët, këto edhe shumë tema të tjera janë diskutuar sonte në emisionin debativ Click Plus ku të ftuar në studio ishin analistët Albert Musliu, Xhelal Neziri, Arben Ratkoceri dhe Imer Ismaili,
Gjykata administrative mori vendim që të ketë rivotim në një vendvotim në Tearcë ndërkohë që KSHZ në anën tjetër vërtetoi këtë vendim. Lind dilema se sa mund të ndryshojnë mandatet, me rivotimin në Tearcë!? A prodhuan zgjedhjet zgjidhje siç proklamohej!?
”Mendoj që Zoti ka vendosur një të drejtë qe ne duhet të shfrytëzojmë këtë situatë që është krijuar dhe është optimiste më e rëndësishme është që pas shumë viteve shqiptarët ngadalë si spektër pavarësisht sa kanë ftuar që të dalin bashkë para një mandatari, mendoj se partitë shqiptare në bllok duhet të shkojnë me platformë”, ka thënë kështu në ãllim të debatit analisti Ismaili, ndërkohë që Ratkoceri në anën tjetër ka thënë se e rëndësishme në këtë rast është që të barazohen mandatet.
”Mendoj që goxha e rëndësishme nëse mandatet barazohen do të nxjer në pozicion shumë të mirë partitë shqiptare dhe ua lehtëson punën për të zgjedhur dhe vendosur pikat që të vazhdojë procesi, nëse nuk ndryshon rezultati i vështirë kalimi i principit por pasojat nuk do jenë të lehta”, është shprehur mes tjerave Ratkoceri.
Në anën tjetër bashkimi i partive shqiptare në këtë rast do të përbënte një histori jo vetëm suksesi por për 25 vite kjo do shënohej në histori.
”Tingëllon si ideale të bashkohen gjithë është e nevojshme dhe e dëshirueshme por në bazë meje nuk është e realizueshme, pajtohem se një parti ftuese nëse kemi organizim politik nuk mund të anashkalohet në këtë rast me VMRO nëse ajo del me 51 deputet faktikisht numrat janë të izolohet por qeveria nuk do jetë stabile sepse kemi rastin në 2006-08 kur u krijuan konflikte dhe incidente të ndryshme, nëse rivotimi në Tearcë do të ndryshojë rezultat atëherë do kemi situatë se kush do merr mandatin, derisa u është dhënë privilegji që të ndryshojnë e vendosin mendoj se do të kemi një votim masiv”, është shprehur kështu analisti Xhelal Neziri, derisa Musliu thotë se ãtuei i rëndësishëm është nga komuniteti joshumicë.
”Fituesi është me rëndësi prej komunitetit joshumicë se është mekanizëm mbrojtës dhe ne mendoj se si shqiptarë jemi keqpërdorur me këtë deãnim, princip që duhet të vihet në funksion, që të ketë disa vija të kuqe që të dihen disa gjëra si është vendosur principi i ãtuesit se na ndihmon neve si shqiptarë, ne nuk mund të arsyetojmë retorikën parazgjedhore, jam i sigurtë se VMRO do të tërhiqet nga disa fjalë por duhet të tërhiqet vëmendja se ne duhet të jetojmë këtu dhe se kemi dinjitet”, thotë kështu analisti Musliu. Sipas Ismailit, partitë shqiptare duhet të ulen e bisedojnë dhe të dalin me një platformë.
”Partitë shqiptare duhet të ulen dhe të bëjnë platformë, ndryshime duhet të jenë konstitucionale se shumë ligje që do i kërkojmë para dhe pas procesit se duhet me 2/3 e votave, BDI duke pasur numrat në koordinim me Tiranën e Prishtinën të shkojnë me një harmonizim dhe nuk duhet të bisedojnë mes vete sepse qëllimi është i njejtë”, thotë ai ndërkohë që Musliu shton se subjetet politike duhet të jenë shumë të kujdesshme. ”Nëse äasim për cështje që kanë mbetur për shqiptarët, mos japim hapësirë dhe nuk ka parlament në botë që kanë shumicën e votave, pavarësisht sa janë numrat, mendoj se zgjedhjet lokale janë shumë afër dhe subjektet duhet të jenë shumë të kujdesshëm, nëse kjo situatë nuk i vetëdijëson partitë politike shqiptare atëherë nuk vjen momenti tjetër”, thotë Musliu e po të njejtin mendim ndanë dhe Ratkoceri.
”Faktori shqiptarë duhet të futet si faktor i rëndësishëm mendoj se është e guximshme se është moment i rëndësishëm se ky moment nuk ka qenë cka janë cështjet kryesore që të shtrohen në tavolinë 3-4 pikat e njejta të partive, e dyta seriozisht të ãllohet eurointegrimi, prokuroria speciale me një dhomë speciale të gjykatës dhe buxheti, te shqiptarët ka një revoltë të madhe”, shton më tej ai.
”Cdo organizim i shqiptarëve në një periudhë të caktuar përmes formave të caktuar shkatërohen duke ãlluar nga PPD e shkatëroj LSDM, më pas PDSH përfundoj me 2 deputet, shihet dhe rënia e BDI, derisa partitë maqedonase vazhdojnë të qëndrojnë top. Qoftë ndryshoi apo jo në cilin bllok të shkojnë duhet dy parti, dhe ajo që e dimë është se tre parti janë deklaruar përvec PDSH, Besa dhe Aleanca kanë deklaruar se i kemi vijat e kuqe dhe këto kushte ndoshta për bashkëqeverisje”, thotë Ratkoceri. Po si në fakt i shohin koalicionet e mundëshme mes partive shqiptare. Sipas Nezirit Aleanca dhe PDSH nuk mund të bëhen bashkë.
”Unë nuk i shoh Aleancën dhe PDSH bashkë me BDI, ajo që mendoj se është variante e shumicës parlamentare mendoj se BDI ka dy alternativa me Aleancën dhe me Besën”, thotë ai derisa Ismaili shton.
”Natyrisht se ato që kanë votuar të reäektojnë në qeveri se gara është të ãtosh pushtetin, gjithë këto përsëri kanë një platformë pikërisht është kjo që të ulen dhe të meren vesht”, shton më tej Ismaili. Sipas Nezirit, vizita në Tiranë nuk ka të bëj me ndonjë anim personal.
”Vizita në Tiranë nuk është punë animi por në rezultat të barabartë do të vendosin se cilën rrugë do mbajë vendi atë të VMRO apo të LSDM si një vagon, cështje të përcaktimit strategjik se është në nivel këshillimesh nuk besoj se Rama ka qëllim që të merr përveshi të gjithë por edhe Prishtina e ndërkombëtarët njejtë”, shton më tej ai ndërkohë që të njejtin mendim e ka dhe Musliu.
”Nuk besoj se do tregojnë ndonjë preferencë por do bashkohen ndërkombëtarëve duke instituar që të bëhet gjykatë speciale, momenti është që të shkohet në kërkesa maksimale”. Ismaili më tej shton se e rëndësishme është që shqiptarët të kenë një zë përballë partive maqedonase.
”Për mua ka shumë rëndësi të mbaj kontakt me gjitha partitë tjera që të dilet me një zë përballë partive maqedonase, sepse e kanë marë si cështje personale e tash është ndryshe se praktikisht nuk mund të thiret në emër të tjetërkujt, dihet qartë dhe shihet që Maqedonia ka inäuencë tmerësisht ruse që po bën kthm në vend e tash ka rëndësi cila parti maqedonase do merr timonin e drejtimit”, thekson Ratkoceri.