Në një lidhje të drejtpërdrejt gjatë emsionit debativ në #Click Plus që emitohet në Tv 21 ishte kryeparlamentari Talat Xhaferi. Rreth pyetjes së gazetarit meqenëse i githë incidenti që ndodhi në natën e 27 prillit ishte për shkakun e zgjedhjes së kryeparlamentarit shqiptar dhe nëse ai ka menduar që mos të zgjidhej kurr kryeparlamentar e të mos të kishte ndodhur 27 prilli , Xhaferi shprehet se çëshjta nuk është në atë kuptim dhe është qasje e gabuar poqese mendohet se gjithçka që ka ndodhe është për fain se zgidhet një kryeparlamenatar shqiptar, përcjell Almakos.
” Problemi është shumë më i thellë në kuptim të komunikimit dhe korespondencave politike brenda partive politike që janë bërë në Maqedoni tani e 25 vite më parë dhe mendoj se është momenti i duhur që subjektet politike, shoqëria dhe institucionet përkatëse ti veshën dhe ti reken punës për të ardhmen, dhe një herë e përgjithmon ti vënë një vijë të kuq të kaluarës. Prioritet le të jetë gjithçka, ajo çka është e ardhmja dhe mendoj që edhe ky rast i fundit që ndodhi ditën e djeshme është sinjali i fundit që këtij vendi i duhen politikan dhe pushtetas që do të marin përgjegjësinë e vendimeve të mëdha për të nesërmen e qytetarëve tonë, shprehet Xhaferi./Almakos

