Të ftuarit e sontshëm në #Click Plus janë përfaqësues të katër koalicioneve/partive politike BDI, Rilindje me Besë, Aleanca për shqiptarët dhe PDSH!
Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët
Kastriot Rexhepi Lëvizja Besa
Talat Xhaferi – BDI
Bekim Fazliu PDSH
Në momentet vendimtare për formimin e qeverisë, Aleanca për Shqiptarët dhe BDI takohen pa Lëvizjen Besa për të diskutuar për pikat e Platformës së Përbashkët.
Kundër platformës doli publikisht PDSH-ja, me Menduh Thaçin.
A do ta përkrahin qeverinë e ardhshme Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike Shqiptare?
A po shpërfaqen dallimet partiake të tri palëve, apo u koordinua keq takimi mes tyre?
Arben Taravari nga rradhet e Aleancës për shqiptarët takimin e mbrëmshem me BDI-në e sqaron se u kërkua nga ana e BDI-së, me ç’rast ata shprehën predispozitë që të vinë me një delegacion për të raportuar se deri ku janë negociatat rreth Platformës shqipatare. BDI do ishte mire ta bënte kete shkallë takimi dhe me Besën e PDSH-në. Sela sot ka transmetuar rrejdhën e takimit deri tek Veseli Memedi e Gezim Ostreni.
Kush cilin e thirri, Sela Ahemtin apo anasjelltas nuk e di qartë trasnmeton Arbeni, përcjell Almakos.
Talat Xhaferi deklaron që BDI në krye me Ali Ahmetin nuk ka kompleks nëse ai do të shkon në selin e dikujt apo dhe vete ai të bëj ftes për tek ai. Unë atë që di është se panavrësisht se kush ku shkon, Ahmeti nuk e vuan çështjen se kush është më i madhi apo më i vogli, e rëndësishme është të korrespondon kontrata e përbashkët që kemi nënshkruar rreth Platformës.
Rreth dilemës nëse do shkojmë tek Besa apo jo mendoj që nuk mungon edhe komunikimi i drejtpërderjt me ta por përmes paraqitjeve publike të tyre ata deklarojnë se jane kundër takimit, thekson Xhaferi.
Kastrito Rexhepi nga rradhët e Besës, deklaron që fillimisht skemi patur ftes për takim por nga ana tjetër nuk shohim obligim që BDI të na informoj rreth ecurisë. Me sa kam informata nga mediumet ishte që takimi do të jetë rreth bisedimeve që ka bëre BDI-LSDM.
Ne sa i takon Platformës jemi zotuar që do angazhohemi për ata pika, panvarësisht nëse do jemi në opozitë, ne kemi deklaruar që do përkrahim atë parti që mbëshetet pikat e deklaratës, por jo edhe atë se duhet kualicionuar me ta.
Ka patur zëra se oferta ka pasë në thelb kualicionimin dhe ndarjen e dikastereve, ndaj ne nuk ndjejmë obligim të na njoftojnë nga BDI edhe pse skemi patur ftes.
Deri në këtë fazë ne mendojme se ska nevojë të ketë tryezë, dhe e dyta jemi të gatshëm të ulemi me ndërrmjetësim të Tiranës zyrtare.
Bekim Fazliu nga PDSH- Platformën e quajti ruso-sllave, partitë që kanë nëshkruar këtë Platformë është folklor e nuk ofron gjë për shqiptarët. Kjo krizë mes partive maqedonase është virtuale problemi i vërtet në Maqedoni është ai mes shqiptarëve e maqedonasve. Mirëpo për shkak se kemi sponzorizues të ndryshëm e kemi të pamundur të vihen në rend dite problemet e shqipatrëve. Populli shqiptar votoj në mënyrë të shkëlqyeshme ku dënoj politikën e mprapsht të BDI-së dhe atë ua dha partive opozutare me 120 mij vota.
Ç’ka ndodhi pas zgjedhjeve? Procesi politik për shqiptarët shkoj me kokë poshtë , Ahmeti u shpall kryeplak, hartuan deklarat ku mungojnë kërkesat thelbësore të shqipatrëve e kur themi jugosllave, nëse i merrni dokumentet kësi lloj Plalformash j’ua ka ofruar Millosheviqi shqiptarëve të Kosovës..Paniçi,Gligorovi..por për fat të mirë aso kohe su pranua kjo lloj oferte. Tashi të dalësh me këshu lloj Plaforme e të eliminosh kërkest e shqiptarëve, te mos shikohet të implementohen e materializohen kërkesat shqipatre, të përfundosh në numra për të bërë qeveria maqedonase Qeverin është e pa pranueshme.
Cila do të jetë pozita juridiko-shqiptare në Maqedoni, mendoj se këshu lloj parim bisedimesh duhet negociuar, përfundon Fazliu ne debatin televiziv Tv 21 #Click Plus, transmeton Almakos.