Sonte në emisionin debativ #ClickPlus në TV21, tema e cila debatohet është: Sa ndikoi kriza politike në investimet kapitale në vend?
Si po reflekton ngërçi politik në biznesin, dhe kush po çan kokën për këtë gjë?
Debatojnë:
Driton Kuçi, ministër i ekonomisë
Abdylmenaf Bexheti, akademik
Xhemail Dauti, afarist
Fatmir Bytyqi, OEMVP
Visar Ademi, opiniost
“Situata politike e krijon kornizën për gjithë shtetin,edhe për ekonominë, (kulturën dhe shëndetësinë). Sot është 11 Prilli ndërsa para 4 muajve u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të gjitha analizat tregojnë se kriza politike e cila zgjat një kohë të gjatë ka ndikim negativ në ekonominë e Maqedonisë”, njofton Almakos.
Abdulmenaf Bexheti vlerëson se duhet të kemi parasysh se edhe shtetet më liberale në botë, momente të caktuara, kompanite kërkojnë ndërhyrje të shtetit për ti shpëtuar sekotrit financiar. Të gjitha politikat ekonomike në Maqedoni kanë qenë të bazuar jo në cikle ekonomike po poltike, dhe kjo është dështimi më i madhë , psh më shumë se 65% nuk është investuar në investimet kapitale. Nëse tre muaj radhazi kemi rrënje të prodhimtarisë industriale ajo do të thotë se ne shkojmë drejt reçesionit.
Buxheti në të cilën punon kjo ekonomi është politike, ndaj duhet të kemi kujdes në periudhën, rrjedhat dhe momentin sepse këto kanë një ipmpikacion më të gjatë, theskon Bexheti.
Xhemail Dauti vlerson se në një analizë nga tre mujorshi i parë ne kemi një arritje si biznes. Ana tjetër ne hetojmë se ka filluar të ngadalsohet konsumi, shprehet Dauti.
(Banka Botërore para disa ditëve publikoi raport për Maqedoninë, në të cilin thuhet që në kushte të tensionit politik, rritja ekonomike këtë vit do të jetë 2.8 %, ndërsa në vitin 2016 ajo shënonte 2.4 %, me çka Maqedonia u rangua e fundit për dallim nga vendet tjera të Ballkanit perëndimor.)
Fatmit Bytyqi deklaron se po të observohet situata, vërehen barierat administrative të cilat kërkojnë lehtësime, ka një presion të hatashëm dhe mendoj se duhet të alarmohet rreth kësaj.. Tre mujorin e parë janë trefishuar inspektimet dhe kjo është ajo që të bën pesimist më shumë. Raporti thotë që situata nuk ka qenë aq e rëndë në 2016-ën mirëpo as 2017-ta nuk do të thotë se do lulëzon.
Të intervenojmë në instituconet përkatëse që aty ku mund të intervenohet, shteti të heq pengesat të inicuara në aspekt politik.
Në investimet kapitale kemi stagnim të projektuara me buxhet, prandaj raporti i Bankës Botërore thotë që një ndër pikat ku mund të shikohen korigjime janë investimet kapitale.
Visar Ademi thekson se kriza ekonomike daton nga 1991 ku elita politike nuk krijoji demokraci dhe ekonomi funksionale. Kanë nxit sektor që kanë qenë për tu zhbë por që kanë qenë të afërt me pushtetin..Ajo që unë e kam problematike është se ne e kemi ndryshuar strukturën ekonomike të Maqednisë kemi, kompani të huaja që vetëm shfrytëzojnë fuqinë puntore, dhe ne kemi lulzim të kompanive që nxisin degjenerim të rinisë si psh kazino.
Para te freskëta nuk po futen në vendet e punes, përfundon Ademi në #Click Plus transmeton Almakos.

