Si duhet të sillen të gjitha ndryshymet që duhet bërë?
I ftuari i emsionit të sontshëm në Click Plus që transmetohet live në Tv 21 analisti dhe Profesori Univerzitar Mersel Bilalli në lidhje me çështjen se si duhet të sillen të gjitha ndryshimet mendon që në Maqedoni ç’do gjë është e mundëshme, është një pikë e zezë që vështirë mund të thuhet se vlejnë parimet kushtetuese dhe ligjet, ndaj logjika e përgjigjes në aspekt juridk përjashtohet, pra mvaret nga qëndrimi i nëntokës të themi se ç’far qëndrimesh dhe kalkulimesh do bëjnë partitë. Kushtetuta është e qartë se mandati i jepet partisë apo kualicioneve që përbëjnë shumicën, 50% plus 1, në rastin tonë 61 deputet, që nënkupton që Presidenti duhet t’i kontaktojë të gjithë përfaqsuesit politik dhe të ketë një pasqyrë të qartë për të gjitha partitë. Dmth kushtetuta precizon që mandati i jepet shumicës e jo partisë që ka shumicën, përcjell Almakos.
Mersim Maksuti Profesor Unievzitar pranë UT-së njëkohësisht ndan mendimin e njejtë ku shprehet se kushetuta është e qartë marrë edhe me praktikën parlamentare. Por, problemi kyç dhe e meta më e madhe është Presidenti meqë këtu kemi problemin e vullnetit politik për të zgjidhë e dhënë kahje krizës. Kushtetutës i inetereson të ketë shumicën e Presdentit nuk i mbetet tjetër vetëm t’i dorzojë mandatin atij që ka shumicën, e si do të përcaktohet kjo vlen të analizoj Presidenti që të marrë vendimin e merituar. Tek e fundit roli i Presidentit është ky, që të luaj rol unifikues, është garanc e funskionimit demokratik të një shteti e jo ta shkaktojë krizën politike. Presdineti ka për detyrë të stabilizojë e të inicojë të funksionojë demokracia. Ja i dha shansin të provoj Gruevskit nëse brenda 20 ditësh do formojë qeverinë, poqese nuk arrin atëher ai nuk do ketë asnjë arsye të marrë ndonjë qëndrim destruktiv të mos ja japë të drejtën të formojë LSDM-së qeverinë.
Në LSDM tashmë ne kemi 50-60 mijë shqipatarë dhe kjo na nxit dhe na afron me të, mundësi kjo ku mund të kthejmë demokracin, funksionimin e intitucioneve dhe të gjitha proceset tjera që i kërkon sistem demokratik. Nëse dhe LSDM se bën qeverinë, atëher qeveria duhet të shkojë me një kualicon të zgjeruar apo zgjedhje të parakohëshme, përfundon Maksuti gjatëkëtij debati televiziv në Tv 21.
Visar Ademi mendon që Maqedonia është larg funskionimit të demokracisë, kjo qeveri deskriminoi në palcë qytetarët e saj dhe si tillë funskionon si ndërrrmarje private. Gjithmonë ata që kanë humbë kanë qenë qytetarët. Prandaj, ne nuk kemi institucuone që do ta bëjnë demokracine. Mund të krijohen kriza të reja ndër qytetare, ndër etnike me qëllim që të defokusohet shteti, qytetarët e në të njëjtën kohë të anashkakohet PSP.
VMRO-BDI kanë në pyetje interesin personal, është në pyetje liria(ose burgu) ndaj besoj se do e formojnë qeverinë me plus dhe një parti tjetër të vogël, dmth një partner i tretë për ta amortizuar pjesërisht BDI-në, dekalron Ademi transmeton Almakos.