Në një lidhje të drejtpërdrejt gjatë emsionit debativ në #Click Plus që emitohet në Tv 21 ishte kryeparlamentari Talat Xhaferi. Ai komenetoi takimin Gruevski-Zaev me ftesë të Ivanovit si pozitive. Ivanov ftoi dy krerët e partive më të mëdha politike në vend. Zaev dhe Gruevski shkuan në vilën Vodno për të biseduar rreth proceseve të mëtutjeshme politike. Xhaferi shprehet se qëllimi i takimit ishte normalizimi i proceseve politike në vend, për shkak se me të vërtetë u shkaktuan reagime nga ana e qytetarëve, pasi që kishte aktivitete nga prokuroria publike dhe nga gjykatat në Maqedoni të lidhura me ngjarjet e 27 prillit. Xhaferi e vlerësoi takimin si konstruktiv.
“E keni parasysh se ditën e djeshme kam qenë jashtë vendit me viztë zyrtare dhe në këtë rast meqë situata ka qenë emergjente vlerësoj se ka qenë pozitive pjesa e takimit, për të informaur palët se në çfarë drejtimi po ecën procesi “, tha Xhaferi në #Click Plus./Almakos

