Sot shqipatërt duhet të jenë më të bashkuar se kur, por t’ju bëhet e qartë që BDI mos të jetë pjesë e tyre, meqe ata jane shkaktarët kryesor të kësaj gjendje kaotike. Ka 12-13 vite që kanë shkaktuar dhe kane partizuar aq shume shoqerinë tonë. Kjo aleancë VMRO-BDI do ishte mirë të shërbente si opozitë e njëher e përgjithmon të lind nevoja për ndryshme. BDI premtoi poste të larta qeverisëse e që në këmbim nuk morrën asgjë, shkruan Almakos.
Ndaj blloku i ndyshimeve me një krymenistër shqiptar, me mandat dhe detyra të caktuara është ajo që i duhet Maqedonisë.
Te ndalen kërcenimet, bllokadat, dënimi i votës se lire,koha e tyre ka ikur, shqipatërt nuk kanë nevojë nga liderët e këtyre partive meqë janë hipotek dhe kartë e djegur e politikës të cilët kanë kriminalizuar çdo qelizë të kësaj shoqerie. Ali Ahmeti duhet ta ketë të qartë që nuk e ka atë forcë politike të mëparshme.
Duhet të krijohet mundësi të mbështeten partitë e reja dhe të çojnë përpara proceset që ka nevojë sheti ynë, përcjell Xhelil Bajarmi në debatin televiziv TV21, si po negociohet pas zgjedhje
__
Mënyra se si negociohet pas zgjedhjeve, Maqedonia po hyje në krizë, Gruevski kategorikisht nuk ka qëndrim pozitiv me ndërkombetarët e mos të flasim me shqiptarët, miqtë tanë ndërkombetar më konkretisht kur pyeste Fuere arsyen e qëndrimit të kësaj strukture në qeveri , nuk dinin të arsyetonin qeverisjen e tyre. Udhëhiqemi nga një shtet që është i robëruar në krye me një shoqëri të korruptuar, shprehet Hajredni në debatin televiziv ClickPlus.
___
Sonte debati i realizuar në Click Plus ishte mes ish ministrave Xhevdet Hajredini e Xhelil Bajrami si dhe ish deputetit Abedim Zymberi, informon Zhurnal. Në këtë debat është analizuar mënyra dhe qasja e partive shqiptare pas zgjedhjeve, me kë duhet të bashkëpunojnë e cfarë duhet të kërkojnë dhe ofrojnë.
”Sot jemi ku jemi si pasojë e 2014 se asnjë pikë nuk është shftytëzuar gjatë kësaj kohe tash themi se nuk përsëritet të jenë 2/3 pasiqë partitë maqedonase u përafruan me numrin e deputetëve, kështu ka deklaruar në fillim të debatit ish ministri Xhevdet Hajredini ndërkohë që bisedën e plotëson ish deputeti Zymberi i cili thotë se këto rrethana kanë sjellë shqiptarët në këtë gjendje.
”Rethanat që janë krijuar tash nuk plotëson asnjë kusht për të zbatuar platformat politike shqiptare e pamundur se një pjesë e platformës që kërkon ndryshime kushtetutese për të zbatuar platformën dhe është një problem që këkron vëmendje të madhe se tash duhet të jenë të kujdesshëm se mostransparenca deri tash i ka sjellë shqiptarët në këtë gjendje”, thekson kështu Zymberi.
Sipas Bajramit, qytetarët këtë herë kanë zgjedhur dicka ndryshe duke rënuar kështu mitet.
”Mendoj se qytetarët folën shumë qartë, rrëzimi i miteve të krijuara ndërkohë përfundimisht u rrëzuan mendoj se liderët politik te ne sot duhet të lexojnë këtë mesazh që e dhanë shqiptarët, sot Maqedonia është në një krizë më të thellë, për dalje nga kjo situatë vendit i duhet një kryeministër shqiptarë e vetmja rrugë t’i thotë lamtumirë politikave ditore, shqiptarët treguan një kulturë të lartë demokratike, sot kemi një rezultat shumë të cuditshëm”, thotë kështu Bajrami, ndërkohë që Hajredini shton se afera e përgjimeve zbuloi fytyrën e vërtetë të kreut të VMRO.
”Maqedonia e dini se me aferën e përgjimeve u zbulua se udhëheqësia partiake e VMRO u bë shoqëri kriminele, kryetari i VMRO është i akuzuar, shteti është i robëria vecanërisht gjyqësori në këto kushte nuk ka shancë të funksionojë PPS nga bllokada që i bën prokuroria publike, LSDM nuk është në rend të ditës e nuk dihet a do jetë”, thotë kështu Hajredini.
Në anën tjetër sipas Zymberit nëse edhe këtë herë BDI i bashkohet VMRO do ketë një varosje për të si parti.
”Nëse BDI këtë herë i bashkohet VMRO do jetë një varosje e dytë për BDI por edhe një dëm i madh për shqiptarët, pavarësisht numrave nëse krijohen shumica me palën tjetër sot shqiptarët kanë më shumë që një kryeministër të jetë shqiptarë si armotizator i problemeve”, thotë kështu Zymberi derisa Bajrami shton se ndodhitë e fundit kanë zbuluar maskën e VMRO.
”Gjë e mirë që i ndodhi vendit përfundimisht ju ra maska VMRO mendoj që sot shqiptarët duhet të jenë më të bashkuar se kurrë por duhet të ju bëhet me dije se duhet bashkim, vendit i duhet një qeveri stabile”, thotë kështu Bajrami.
Sipas Hajredinit, nëse ndodh ndonjë dështim apo marrëveshje e re pa presion akoma më të madh ndërkombëtarë nuk arrihet.
”Situata në të cilën e kemi raportin e fuqive duhet të punojmë se nuk mundet momentalisht pas konstituimit të parlamentit, në zgjedhjet tjera mundohen që të krijojnë kushtet të shpëtojnë nga prokuroria speciale por është e pamundur duhet një marrëveshje e tretë e zgjeruar por nuk bëhet pa presion të ndërkombëtarëve”, thotë ai derisa Zymberi në anën tjetër shton se BDI e ka shancën të bashkojë shqiptarët dhe të ulë në tavolinë.
”BDI e ka mandatin që të shpëtojë të ulë të gjithë në tavolinë e nëse nuk merr edhe një parti tjetër me vete por vet krijimi i asaj qeverie besoj se do të mundësohet funksionimi i PPS e pastaj do pastrohen shumë punë në disa parti”, thotë kështu Zymberi derisa për Hajredinin partitë e reja ishin befasi e madhe.
”Sollën shumë befasi dhe pse të ishin të bashkuara do kishin më tepër, nga përgjimet atë e pamë nuk na duhet parti që kontrollohen nga Mijalkovi”, thotë kështu Hajredini derisa të njejtin mendim e ndanë edhe Bajrami.
”Një kontribut të jashtëzakonshëm i partive të vjetra shqiptare kanë dhënë kontribut në kohën e më parshme, unë e kam ditur që tempujt e diturisë do të shkollojë djem e vajza të reja të cilat nuk do mund të durojnë mashtruesit politik dhe ky investim i madh i të gjithëve”, shton më tej ai, ndërkohë që Hajredini mendon se kërkesa e vetme e partive shqiptare të jetë funksionimi i PPS.
”E vetmja kërkesë e partive shqiptare duhet të bëjnë të funksionojë PPS se do krijojë klimë tjetër se ajo do e bëj e do bëhen reforma në parti ndryshe derisa ai institucion nuk funksionon nuk duhet pritur reforma”, derisa për fund Zymberi shton.
Ish ministri i financave, Xhevdet Hajredini, i pari ministër shqiptar i Financave pas pavarësisë së Maqedonisë, i ftuar në emisionin “Click Plus”, tha se Edi Rama në Tiranë duheshte ta thërret edhe Zoran Zaevin, dhe jo vetëm liderët e partive politike shqiptare. Si arsye për këtë e ka përmendur faktin ku sipas tij LSDM është partia e dytë që ka fituar më shumë vota shqiptare.
‘Edi Rama, pas Ali Ahmetit duheshte ta thërret Zaevin në Tiranë. Për shkak se ai fitoi 70 mijë vota, edhe pse në këtë nuk besojë, megjithatë, është partia e dytë me më shumë vota të shqiptarëve’, ka thënë Hajredini.