Sonte në#Click Plus që emitohet në Tv21 u deabtua rreth çëshjtes së veteranëve, pse poltika i përmend familjet e dëshmorëve vetëm në fushata poltike, se sa marrin rroga të majme, sa ndajnë ato pozicione dhe të mira material me familjet e dëshmorëve, pavarësisht moszgjidhjes së statusit, janë pika që u folën me të ftuarit: Besim Hoda, ish-ushtar OVL UÇK, Rafiz Haliti, ish-ushtar, BDI dheRuzhdi Matoshi, ish-ushtar ASH, njofton Almakos.
Besim Hoda thotë se askush nuk ka të drejtë të përdorë idealin e UÇK-së vetëm në momente të caktuara ndërkohë që ka lënë mënjanë zgjidhjen e statusit të tyre dhe zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në përgjithësi. Në emër të UÇK-së mund të thirren të gjithë ata individë, grupacione apo subjekte politike të cilët përnjëmend kanë qasje drejt zgjidhjes së statusit të shqiptarëve në Maqedoni dhe absolutisht jo në momente parciale për të përmendur vetëm ligjin ndaj pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve. BDI-ja ka dështuar në përfaqësimin e vlerave të luftës dhe ka shkelur konkretisht mbi të gjithë atë gjak dhe ideal mbarëkombëtar. Çështja e zgjidhjes së statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, është shndërruar në çështje e marketingu politik dhe një çështje banale mes subjekteve politike shqiptare.
“Nëqoftëse bëjmë një analizë të përgjthshme nga tre luftrat që u zhvilluan në trojet shqiptare nuk është bërë mjaftueshëm, nga lufta e e Kosovës po të bëjmë një retrospektiv kemi rezulat, ndërsa në dy frontet tjera edhe pse fituam lufta, fatkëqësisht edhe sot shqiptarët nuk gëzojnë idealet për të cilën u nisë lufta. Marrëveshja e Ohrit ku u garantua se Maqdonia do të funksionojë si shtet dhe i shqipatrëve nuk u bë, fatkëqesisht këto të drejta nuk gëzon sot as Presheva e Medvegja, mbi të gjitha në drejtimin e mosrelizimit të statusit politk -juridik të shqipatrëve nuk kemi të arritura sa duhet”, vlerësoi Hoda.
Rafiz Aliti thot se edhe pas 12 viteve nga përfundimi i konfliktit të vitit 2001, akoma nuk është zgjidhur statusi për UÇK-në. Përderisa lufta e ligjshme e shqiptarëve të Maqedonisë nuk po institucionalizohet, do të thotë skemi bërë mjaftueshëm. Ne jemi të pakënaqur nga ana e institucioneve për statusin e invalidit të luftës , kështu që përpjekjet tona do të jenë të vazhdueshme që këta të fundit ta marrin më seriozisht këtë punë. Rregullimi i statusit të ish ushtarëve të UCK-së, parashikohet edhe me Marrëveshjen e Ohrit.
“Ne kishim një idel kombëtar, këto luftra janë krenaria e shqiptarëve pasi që ne si gjenerat realizuam ëndrrat e gjeneratave shumë më të hershme, sot Kosova është shtet i lirë, jemi gjenerat e priveligjuar që luftuam dhe shohim Kosovën të lirë. Sa ju takon luftrave qu u zhvilluan në Preshevë e Medvegje këtu së pari herë shqipatarët u vetë organizuan, por jo majftueshëm drejt idealeve.. ndërkaq statusi i UÇK ‘së gjithsesi në këtë drejtim kemi bërë përpjekjet që të bëhet risocizlizmi i UÇK’së , në këtë aspekt nuk jemi pa rezutate konkrete por skemi arritur për të gjithë luftëtarët tonë t’ju oftojmë vende pune dhe të risocilizohen në shoqëri, dmth s’kemi arritur ta materialzojmë me anë të një ligji , por kemi bërë atë që kemi munduar. Na duhet përkujdesje për familjarët e dëshmorëve, përkujdesje për invalidët, dhe një kategori tjetër e qytetarëve që sishin të veshur me uniforma por pësuan nga lufta e 2001’it”, shton Aliti.
Ai vlerëson se edhe marrëveshja e Tiranës nuk u trajtua me seriozitet siç e meriton. Të lartëpermenduart nuk janë mison i pamundur, as tabu temë në qeverinë e tanishme por derisa nuk konkretizohet me ligj ngel e hapur dhe don zgjidhjen e vet.
Ruzhdi Matoshi, ish-ushtar ASH vlerëson se të gjitha subjektet politike të cilat kanë pasur retorik apo veprim politik kundër shqiptarëve, ata kanë paguar faturën. Ndërsa ata të cilët kishin bashkëpunim, sipas tij, vazhdimisht kanë marrë shpërblime, çdo herë shqiptarët kanë qenë vendimtarë në politikën në Maqedoni.
“Ushtritë e shqiptarëve nuk ishin ushtri ekspasioniste, ishin ushtri humane duke dashur të shfrytëzojnë të drejtën e tyre juridike, ushtritë sollën dinjitetin, barazinë në R.e Maqedonisë. Aktivitetet tona u kurorizuan duke e thyer një mendësi politike e cila deri atëher mendonte të shfrytëzonte të gjitha institucionet vetëm për një pjesë të popullatës. Më pas edhe në aspektin psikollogjik u kuptua se shqiptarët kanë aftësi të krijojnë stabiltet dhe destabilitet, ne arritëm të tregojmë se jemi këtu element konstituiv që duhet të na bëj hesap dikush. Realisht shqiptarët në Maqedoni nuk e kanë humbë luftën, por në aspekt politik nuk na kanë shkuar punët ashu siç deshëm, nuk arritëm të sublimojmë dhe kapitalizojmë kërksat tona plotësisht”, përfundon Matoshi në #Click Plus.
Statusi i branitellave është zgjidhur shpejt pas luftës së vitit 2001 kurse shumë nga familjet e dëshmorëve, ish pjesëtarëve të UÇK-së dhe invalidëve të luftës, vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira.
Por, përkundër moszgjidhjes së statusit të familjarëve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së, pjesëtarët e forcave të mbrojtjes dhe sigurisë së Maqedonisë kanë gëzuar të gjitha beneficionet e mundshme nga shteti.
Kategoritë e luftës kanë mbetur si pjesa më e nëpërkëmbur e shoqërisë në Maqedoni, duke jetuar në kufirin e ekzistencës./Almakos

