Arjanit Hoxha nga rradhët e koalicionit ” Rilindje me Besë” i ftuar në Tv21 emsionin debativ #Click Plus thekson se deri në këto momente nuk ka inciativë nga ndonjë parti politike për të marrë nënshkrime nga BESA për të bërë mandatin.
Sot kemi shkuar te Presidenti për ti treguar qartas se duhet unifikuar qëndrimet politike. Ai dëshmon se ja ka dhënë mandatin Gruevskit meqë ka pas 61 numra të deklaruar, koalicioni VMRO-BDI bashkë, dmth ky ka qenë preteksti pse Ivanov i ka dhënë mandatin Gruevskit. Atëher pse duhet ta fsheh BDI këtë!
Gafa e dytë është sot se Alia dëshmon se çelsi është te Presdineti. Realisht ai Presidenti i kontestuar nga BDI mund të jetë pjesë e lojës për të vazhduar e fituar ditë të tjera dhe hapsirë për të debatuar këto dy subjekte poltike.
Ndaj, nuk shoh që ka interes nga këto parti politike për të dalë nga kriza.
Sa i përket LSDM-së mund ti japim nënshkrime për të formuar mandat, me të vetmin qëllim që mos të na përsëriten rastet e montuara gjygjësore , por për koalicion me këtë parti smund të fliete meqë skemi kërkesë të tillë.
Qëllimi jonë parimor është për ta dërguar Gruevskin në opozitë si dhe BDI si e keqe e shqiptarve, këtë kemi thënë gjithkohës.
Ne kemi nënshkruar një Platformë me asistenc të Tiranës dhe Prishtinës. Ne nuk bëjmë “asngjë unblock” që është në interes të shqiptarve por nuk ia falim BDI-së pjesën e mos përgjjegjësis poltike, përcjell Almakos.
Alajdin Demir mendon se partitë në këto rezulate zgjedhore nuk kanë shumë matamatikë, humbësit duhet të bëjnë shumicën. Në këto zgjedhje kemi vetëm humbës që tash e hudhin topin.
Te humbësit kemi dy koncepte, atë të aleancës dhe kërkesave shqiptare që këto kërkesa i prishin sërisht vetëm shqipatërt dhe në anën tjetër Zaev i cili është në gjendje të pranojë shumë gjëra nga kjo Platformë, deklaron Demiri në #Click Plus.
Bajram Pollozhani, Profesor Univerzitar konsideron se që nga përfundimi i zgjedhjeve ku pas një krize aq të gjatë për fat të mirë u arrit të mbaroj një proces zgjedhor i cili u pranua nga të gjitha palët. Në procesin zgjedhor vlersimet nga monitoruesit ndërkombëtar nuk kanë në esenc shumë vërejtje. Sakt kur kaluam një proces kaq delikat, këtu ne na u lajmërua ngërci. Subjekete poltike shqipatre për shkak të divergjenvcave në programe sollën freski në skenën politike zgjedhore. Numri i deputeteve shqiptar doli aq i zvogluar por faktorizoj subjeket shqiptare.
Un personalisht kam rezervat e mija në disa pika të Platformës shqipatre , aq më shumë që s’janë gjërat e qarta. BDI edhe para edhe pas ka koalicionuar me VMRO-në njëkohësisht. Parlamenti nuk përfundoi konstituimin. Fat i madhe që nuk u bë koaliconi VMRO-BDI nga pikëpmaja Kushtetuese meqë do mbetej një njollë në mos interpretimin e sakt të shumicës se kujt i takon mandati.
Xhelal Neziri ndalet tek thelbi legjitimitetit. Ai thekson se legjitimiteti buron nga zgjedhje të drejtëpërdrejta, Presidenti e ka për obligim Kushtetues të jap manadatin shumicës. Parlamenti është instituconi kryesor që merr legjitimitetin.
Opozita nuk arriti të formojë shumcën parlamentare e të thonte që nuk e meritonte Gruveski mandatin por ne që kemi shumciën, ata heshtën. Ketu u bë gabimi i parë.
Ndaj mos fokusohemi te Presidenti meqë pjesa e tij është shumë cermoniale, përfundon Neziri transmeton Almakos.