Kandidati për deputetë dhe anëtar i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi në emisionin Click Plus të TV21 është shprehur i bindur se Lëvizja BESA pas ankimimeve në KSHZ, do të fitojë edhe ndonjë deputet eventual më shumë.
“Është procedura e ankimimit që me siguri se numrat e deputetëve do të ndryshojnë. Më vjen mirë që elektorati shqiptarë e ka kuptuar se tani më nuk duhet të votojnë për më pak të keqen, por kanë parë një alternativë të mirë në Lëvizjen BESA, dhe na kanë besuar votën”, deklaroi Kastriot Rexhepi.