Nënkryetari i PDSH-së dhe kryetar i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku në emisionin Click Plus të TV21, edhe përkundër faktit që lideri i tij Menduh Thaçi uroj Lëvizjen BESA si fituese e këtyre zgjedhjeve madje duke shprehur gatishmërinë që edhe ata dy deputetë të fituara t’ia dhurojë BESËS, ai ofendoi këtë parti duke i quajtur sehirbazë.
“Ju të Lëvizjes BESA nuk e di për çfarë fitore flitni ku mos të kishim qenë ne aktivistët e PDSH-së, ju s’do kishi atë rezultat. Ju keni qenë sehirbazë të këtyre zgjedhjeve së bashku me kryetradhëtarin Ziadin Sela”, kështu u shpreh Azem Sadiku.