Viti 2016 ishte vit turbulencash shoqëroro-politike. Vit i trazirave, marrëveshjeve politike dhe parregullsive zgjedhore. Gjithë ngjarjet që shënuan vitin që lamë pas, organizata Civil i ka vendosur në një raport të përgjithshëm ku detajisht janë shënuar rastet e keqpërdorimit të pushtetit, të Marrëveshjes së Përzhinos, të problemeve me listën zgjedhore dhe një sërë parregullsish në ditën e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Kryetari i kësaj organizate Xhabir Deralla shpjegoi parregullsitë e zgjedhjeve duke thënë se ajo ditë por edhe rivotimi në Tearcë kanë qenë fenomene në vete sa i përket shkeljeve të Kodit Zgjedhor.
“Kemi publikuar mbi 2 mijë prodhime mediatike, rastet të shkeljes së të drejtave të njeriut. Jeni të njoftuar se ditën e zgjedhjeve na kanë arritur mbi 750 raporte mbi monitorimin e zgjedhjeve dhe këto raporte, secila ka pasur të paktën nga një parregullsi zgjedhore”, deklaroi Xhabir Deralla, kryetar i “CIVIL”-it.
Civil ka mbledhur dëshmi të qytetarëve dhe dëshmi të ndryshme materiale që i kanë vërejtur vëzhguesit e sajë në terrenin e zgjedhjeve të cilat do të shërbjenë si pasqyrë e zhvillimit të procesit zgjedhor të 2016-tës.
Ambasadorja gjermane Kristin Althauzer tha se ishte dëshmitare e një viti turbulent dhe citoi një pjesë të Kushtetutës gjermane për shenjtërinë e zgjedhjeve dhe zgjedhjes së lirë të qytetarit.
Althauzer nuk nguroi të tregojë se shteti i cili e ka dërguar atë në mision dipolmatik në Shkup, ia don të mirën Maqedonisë, prandaj tenton në çdo formë që të japë kontribut për përmirësimin e aktivitetit të sajë.
Situata politike në Maqedoni është gjithnjë e më e vështirë dhe ka nevojë për vullnet politik në mënyrë që të tejkalohet. Në këtë raport ju jo vetëm që keni arritur që të shpërfaqni keqpërdorimet dhe shkeljet e shumta zgjedhore që madje u konfirmuan. Në Kushtetutën Gjermanisë thuhet se “Gjithë autoriteti shtetëror rrjedh nga populli. Ajo do të ushtrohet nga populli nëpërmjet zgjedhjeve dhe vota të tjera dhe nëpërmjet organeve gjyqësore të veçanta legjislative, dhe ekzekutive”, ka thënë Kristine Althauzer, ambasadore e Gjermanisë.
Nga “CIVIL” folën edhe propagandën mediatike, për presionet e ndryshme politike, për frikën e qytetarëve për votim të mëvetësishëm, për listën e papastruar zgjedhore dhe votuesit e fshirë pa bazë. Por u fol edhe mbi fushatën politike të cilën e kanë qujtuar si fushata më e pistë deri më tani në zgjedhjet e Maqedonisë.