Civil sonte do t’i promovojë tre libra me më shumë se 350 kolumna, në gjithsej 1.000 faqe.
“Në dhomën e pritjes së lirisë” nga Sasho Ordanoski, në 440 faqe, “Rafal” nga Xhabir Deralla dhe “Padrejtësi dhe shqetësim” nga njëzet autore dhe autorë të Civil me nga 280 faqe do ta përjetësojnë një periudhë të rëndë dhe të pavarur për Maqedoninë.
Në një vend do të gjenden shumë qëndrime të ndryshme për të gjitha temat relevante, ngjarjet dhe proceset me të cilat janë prekur të gjithë qytetarët dhe qytetaret e vendit.
E përbashkët për të gjitha tre librat është ajo që janë publikuar në hapësirë mediale të pavarur dhe të lirë të cilin e formoi Civil me projektin “Media të lira për shoqëri të lirë”.
“Mendimet e ndryshme por edhe të kundërta për Civil janë vlerë që duhet kultivuar me kujdes. Liria e shprehjes është diçka për të cilën nuk negociohet. Pa marrë parasysh atë se ndonjë qëndrim mund të jetë i ndryshëm nga qëndrimet e Civil, ai do të publikohet me kushti të mos përmbajë fjalë të urrejtjes, gënjeshtra dhe shpifje, që janë të ndaluara edhe me ligj”, deklaroi kryetari i Civil, Xhabir Deralla me rastin e botimeve më të reja të organizatës.
Botimi i këtyre edicioneve është ndihmuar edhe me sponsorizimin e kompanive Tikvesh, Park Hotel dhe Spa, dhe Bankën Komerciale.
Edicionet do të jenë në shitje në ditën e promovimit dhe në libraritë menjëherë më pas.
Mjetet e mbledhura nga shitja dedikohen për zhvillimin e platformës së lirë mediale të Civil.
Projekti “Media të lira për shoqëri të lirë” është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
MIA