CIVIL – Qendra për Liri organizon dy evenimente: konferencë për shtyp me paralajmërim të aktiviteteve kyçe në javët që vijojnë (në ora 12:30), si dhe panel diskutimin “Maqedonia pa kokë” (ora 13), të premten, më 13 janar, në hotelin City Park, Shkup.
Në konferencën për shtyp, me fillim në ora 12:30, CIVIL do të rikujtojë për rekomandimet kryesore post-zgjedhore dhe do ta paralajmërojë publikimin e raportit përfundimtar nga vëzhgimi zgjedhor dhe aktivitetet lidhur me gjetjet nga vëzhgimi zgjedhor. Më tej, CIVIL do t’i paralajmërojë edhe: promovimin e filmit dokumentar për Karvanin e Lirisë, ndarjen e çmimeve për gazetari qytetare, konferencën me rastin e revistës “Ngushtimi i hapësirës”, ndërsa do ta paraqesë edhe fillimin zyrtar të projekteve mediatike, portalet informative të CIVIL Media.
Në konferencën për shtyp do të paralajmërohet edhe fillimi i vëzhgimit afatgjatë zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Konferenca për shtyp do të zgjasë 25 minuta.
Panel diskutimi “Maqedonia pa kokë” do të fillojë në ora 13 dhe do të përfshin tre lëmi: “Kombinime koalicionesh”, “(Dis)balans etnik” dhe “Vallë BE dhe NATO janë opsione për Maqedoninë?”. Paraqitje hyrëse do të kenë dr- Sasho Ordanoski, analist politik dhe profesor universitar, dr. Malina Ristevska Jordanova nga Instituti për Politikë Evropiane dhe Ramadan Ramadani, profesor universitar dhe kolumnist në javoren “Fokus”.
Moderatore të panel diskutimit do të jenë Dijana Tahiri dhe Marija Tegovska nga CIVIL, ndërsa në diskutimin do të kyçen edhe përfaqësues tjerë të CIVIL, mes të cilëve edhe Petrit Saraçini, Sinisha Stankoviq dhe Xhabir Deralla.
Në panel diskutimin janë të ftuar edhe përfaqësues të shoqërisë qytetare, partive politike, mediave, dhe qytetare dhe qytetarë të interesuar.
Pritet edhe kyçje e pjesëtarëve të komunitetit onlajn të cilët përmes profileve të CIVIL në Twitter dhe Facebook, do të mund të marrin pjesë me pyetje dhe komente të tyre.
Data 21.03.2026
Aktuale
- Misajllovski: Gjendja e sigurisë është stabile, duhet të fokusohemi në pasojat ekonomike për shkak të luftës në Iran
- Ekstradimi i 2 kushërinjve të dënuar për vrasje në Itali, Policia del me njoftim zyrtar: Roma i kishte ndër 100 personat më të kërkuar! Operacioni i kapjes në kushte të vështira dhe…
- EMRAT+FOTO/ U ekstraduan drejt Italisë për vrasjen e vitit 1999, kush janë dy kushërinjtë dibranë! Ja dënimet që do vuajnë në Napoli dhe historia e krimit
- Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Dy të arrestuar dhe dy nën procedim, 700 mijë euro kokainë në një marrëveshje ‘biznesi’ dhe…
- Mexhiti: Paqja dhe solidariteti janë mesazhi i Fitër Bajramit
- Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur
- Voziste veturë nëpër shtegun për këmbësorë, gjobitet shoferja nga Shkupi
- Vrasja gjatë përleshjes për territoret e trafiqeve në Itali, arrestohen pas 27 vitesh kërkimi 2 kushërinjtë shqiptarë! Tirana ia dorëzon Romës, historia e krimit

