CIVIL fillon me një sërë takimesh me kryetarët e komunave, ku është planifikuar të flitet për bashkëpunimin dhe organizimin e një eventi publik me temën “Dialogu qytetar mbi sfidat dhe perspektivat e multikulturalizmit dhe vlerave evropiane në nivel lokal dhe kombëtar”.
Tri takimet e para janë caktuar me kryetarët e Komunave të Qendrës, Kumanovës dhe Gostivarit. Përfaqësuesit e CIVIL-it do të takohen me kryetarin e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, më 6 prill, me atë të Qendrës, Goran Gerasimovskin më 7 prill, kurse me atë të Gostivarit, Arben Taravari, më 11 prill. Pas takimeve, CIVIL-i do të lëshojë një deklaratë për konkluzionet e takimeve.
Këto takime janë pjesë e projektit CIVIL “Së bashku për një të ardhme më të mirë”, kushtuar promovimit të multikulturalizmit dhe vlerave evropiane, dhe realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Dukës së Madh të Luksemburgut.
Komponenti i parë i projektit është nën titullin “Dialogu Civil” ku janë të ftuar përfaqësues të institucioneve të pushtetit lokal, komunitetit të biznesit, institucioneve arsimore, organizatave civile dhe formave të tjera të shoqatave civile, komuniteteve etnike dhe fetare dhe liderë të tjerë të komuniteteve./Lajmi i plotë.