Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor, 20 dhjetori, është një ditë për të festuar unitetin në diversitet, për të rritur ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e solidaritetit, për të inkurajuar debatin mbi mënyrat për të promovuar solidaritetin dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, një kujtesë për qeveritë që të respektojnë detyrimet e tyre ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare. Dita e solidaritetit është gjithashtu një ditë e të drejtave të njeriut dhe përpjekjeve për të zhdukur varfërinë, urinë, sëmundjet, si dhe për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar një jetë dinjitoze për të gjithë.
CIVIL – Qendra e Lirisë si organizatë për të drejtat e njeriut, e themeluar në vitin 1999, ka inkorporuar solidaritetin si një nga vlerat e saj thelbësore, së bashku me respektin për diversitetin dhe luftën për demokraci, drejtësi, barazi dhe liri./Lajmi i plotë.