CIVIL – Qendra për Liri shpreh shqetësim të thellë dhe dënimin ekstrem për fjalimin ekstrem të urrejtjes dhe dhunës në rrugët e Shkupit, para dhe pas ndeshjes ndërmjet klubit vendas të futbollit “Shkupi” dhe atij bullgar “Levski” në Shkup, më 27 korrik. Kjo duhet të mbahet mend si një ditë famëkeqe për sportin. Politika, nacionalizmi ekstrem dhe dhuna ishin tiparet kryesore të kësaj ngjarje sportive.
Publiku ishte dëshmitar i gjuhës së urrejtjes ekstreme në rrjetet sociale, dhe dhunës në tribuna dhe rrugëve të Shkupit të sjellë nga tifozët e klubit të futbollit “Levski” nga Bullgaria. Ata kanë sulmuar edhe policinë dhe nuk i kanë kursyer kalimtarët në Çair, larg stadiumit të futbollit. Për dënim është edhe gjuha e urrejtjes dhe dhuna me të cilën janë përgjigjur tifozët e skuadrës maqedonase të futbollit “Shkupi”./Lajmi i plotë.