Qëndrimi jashtëzakonisht poshtërues i prokurores Iskra Haxhi-Vasileva ndaj subjektit të akuzës, me tallje lexoi emrat e pacientëve. Pas kërkesës së gjyqtares, dhe sipas KPP-së, provat materiale janë paraqitur të plota dhe menjëherë, edhe pse prokurorja Haxhi Vasileva ishte kundër kësaj procedure, ajo sërish ka filluar leximin e provave materiale. Në të njëjtën kohë ajo lexoi me nënqeshje emrat e pacientëve që trajtoheshin në klinikën Zhan Mitrev.
Pas vetëm një paraqitjeje të pjesshme të materialeve, të cilat i janë dorëzuar prokurorisë me kërkesë të saj, ajo u lodh dhe tha “uff, u lodha duke lexuar, le ta vazhdojmë seancën herë tjetër”.
A po tërhiqet prokuroria nga çështja kundër Zhan Mitrevit, sepse prokurorja po tregon mungesë interesi për paraqitjen e provave siç e kërkon Kodi Penal?
Në seancat e mëparshme në rastin kundër Dr. Mitrev, në deklaratat e tyre mund të vëreheshin dëshmitarë jo të besueshëm, dëshmi të tjetërsuara nga deklaratat fillestare, ndërsa prokurorja bëri shkelje të rëndë të parashikimit të Ligjit për procedurë penale.
Dëshmitarët kryesorë të rastit dhanë deklarata kontradiktore që dëmtuan rëndë prokurorinë. Një prej tyre është edhe Melita Brezeva, e cila dëshmoi se bashkëshorti i saj ka kërkuar vetë hemofiltrimin edhe pse është refuzuar nga këshilli i mjekëve, për sa kohë që pasqyrimi klinik nuk kërkonte përdorimin e hemofiltrimit. Përveç bashkëshortit të saj, në Klinikën Zhan Mitrev janë trajtuar edhe katër anëtarë të tjerë të kësaj familje. Të gjithëve i’u janë kthyer paratë për hemofiltrimet e papërdorura, afërsisht 26.000 euro, pavarësisht kësaj, Brezeva ka ngritur padi për dëmshpërblim.
Në seancën e kaluar ka dëshmuar edhe motra e cila ka paditur Klinikën Zhan Mitrev për vdekjen e vëllait të saj, edhe pse ai ka ndërruar jetë në një klinikë tjetër. Nga ana tjetër, njëri nga dëshmitarët ndryshon thelbësisht dëshminë e tij kur u ndje i mashtruar dhe i dëmtuar pasi iu shpjeguar rasti për të cilin duhej të dëshmonte. Ka të dhëna se ai është ndjerë i mashtruar dhe i dëmtuar pasi prokurorja Haxhi-Vasileva lexoi publikisht Urdhrin për procedurë hetimore para 30-40 dëshmitarëve të mbledhur në një ambient dhe më pas në prani të të gjithë dëshmitarëve të tjerë dhe më pas përgjigja që mori nga deklarata e dëshmitarit ishte “pasi më shpjeguat se për çfarë është kjo procedurë, ndihem i mashtruar dhe i dëmtuar”.
Tronditja më e madhe e akuzës ka të bëjë me prokuroren e procesit gjyqësor, Iskra Haxhi-Vasileva, e cila sipas ekspertëve penalë ka shkelur rëndë dispozitat e Ligjit për procedurë penale duke lexuar publikisht Urdhrin për procedurë hetimore para të gjithë dëshmitarëve të mundshëm kur vetë procedura ishte në hetim paraprak. Në këtë mënyrë ajo ka dhënë një sekret dhe ka ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve.
Edhe pse aktakuza i referohet mashtrimit të viktimave nga ana e Dr. Mitrev, të gjithë dëshmitarët deri më tani kanë dëshmuar se nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me të, që të mund të kryhet vepra penale.