Kryeministri grek, Aleksis Cipras nga Beogradi i porositi politikanët maqedonas se nuk mund që të ketë zgjidhje për emrin dhe bashkëpunim të mirë midis dy vendeve nëse vazhdohet me tendencat irredentiste, transmeton Tetova1.
“Ne në vitet e fundit kemi treguar durim, që meriton kujdes dhe duam që ta zgjidhim problemin, por vështirë është që tëvihet deri te zgjidhja nëse dikush insiston me qëndrime armiqësore dhe tregon tendenca nacionaliste të cilat nuk pajtohen me qëndrimet tona”, deklaroi Cipras, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin serb, Aleksandar Vucic, nëse Serbia mund që të ndihmoje në kontestin për emrin.
Sipas Cipras, është e nevojshme që edhe dyja palët të duan të ketë zgjidhje dhe do të ishte e kot që një i tretë të tentoje të ndihmoje në zgjidhjen e problemit, nëse njëra prej palëve nuk dëshiron që të gjendet zgjidhje./Tetova1/