Perspektiva është e dukshme për zgjidhjen e çështjes e emrit, ka deklaruar kryeministri grek Aleksis Cipras në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të Federatës së Ndërmarrjeve të Greqisë.
Duke folur për rolin e Greqisë si një shtyllë për stabilitetin në Ballkan, Cipras si shembull e përmendi “perspektivën për një zgjidhje në negociatat e vështira por të domosdoshme me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, informon korrespondenti i AIM-së në Athinë.
“Negociata të cilat i menaxhojmë dhe vazhdojmë të i menaxhojmë me përgjegjësi dhe patriotizëm.Por edhe me vendosmëri dhe besim në nevojën për gjetjen e zgjidhjes”, ka thënë Cipras.
Kryeministri grek theksoi se imazhi i Greqisë po ndryshon në plan ndërkombëtar ngadalë dhe po ndryshon dhe forcohet, por për këtë kërkohen vendime të guximshme dhe të vështira. Kjo mund të arrihet nëse çmimi politik lihet anash dhe merret parasysh interesi i vendit.