Njëkohësisht ai tregon edhe rëndësinë e ndermarrjes së masave për mbrojtje nga këto sulme, duke folur edhe për “antivirusin më të mirë” kundër sulmeve kibernetike.
“Roli dhe edukimi i individit është çështje vendimtare. Çdo individ duhet të ndërtojë kulturën e tij dixhitale për mjetet e veta dixhitale dhe të investojë në njohuri për përdorimin korrekt të teknologjive dhe mediave komunikuese-informative. Kjo është arsyeja se pse rekomandohet përdorimi i kujdesshëm dhe vigjilent i përfitimeve të teknologjisë, dhe antivirusi më i mirë është vetëdija se çfarë dhe si përdoret hapësira kibernetike”, thotë Musliu.
Megjithëse në publik më shpesh përdoret termi siguri kibernetike, jo më pak e rëndësishme është qëndrueshmëria kibernetike. Drejtori i AZ sqaron se nëse siguria kibernetike i referohet metodave dhe proceseve të mbrojtjes së të dhënave elektronike, qëndrueshmëria kibernetike është aftësia e një institucioni për t’i përballuar ose t’u rikuperuar shpejt nga ngjarjet kibernetike që prishin proceset dhe operacionet e vendosura.
“Nuk ekziston zgjidhje perfekte për sigurisë kibernetike që është në gjendje të mbrojë kundër çdo forme të mundshme kërcënimi. Strategjia e sigurisë kibernetike është krijuar për të zvogëluar rrezikun ndaj sulmeve, por kur kjo ndodh, nevojitet një përgjigje me qëndrueshmëri kibernetike të integruar, me qëllim për të zvogëluar ndikimin. Të dy aspektet janë njëlloj të rëndësishme dhe në to duhet investuar njësoj. Sa më të përgatitur që të jemi, aq më të pakta do të jenë pasojat./Almakos