Më 18 dhe 19 prill në kolegjin Jahja Kemal është mbajtur punëtoria në temë ‘Sfidat e internetit për sigurinë online të fëmijëve dhe nxënësve’ kushtuar për një pjesë të prindërve të fëmijëve nga klasa e parë deri në të nëntën.
Këto punëtori janë organizuar nga ana e kompanisë së IT Kabtel ndërsa prezantues të kompanisë ishin Pavlinka Gjorgievska Sandev, Pavlina Dunjiq dhe Nikola Ivanovski, një nga mësimdhënësit ishte dhe specialisti për marrëdhënie me opinionin dhe mediat e reja, Bojan Kordalov.
Në kuadër të punëtorisë është biseduar për reziqet dhe pasojat të cilat me vete bartë interneti e ku më së shumti preken fëmijët si dhe praktikat dhe shembujt pozitiv të cilat prindërit mund t’i praktikojnë që të mbrojnë fëmijët e tyre në hapësirat online.
Gjithashtu janë shqyrtuar shumë shembuj konkret si loja Balena blue, dhuna mes fëmijëve, dhuna kibernetike dhe bashkë është konstatuar se është e nevojshme përkrahje dhe edukim tek fëmijët që nga mosha e vogël me qëllim që të mbrohen nga këto dukuri negative që bart interneti.
Para prindërve është prezantuar dhe mbrojtja softuerike Safe Kids (https://www.kabtel.mk/mk/kaspersky_products.html#kas_safe_kids). Ky softuer është prodhuar nga ana e laboratorisë ndërkombëtare për sigurinë e internetit dhe prezanton një platformë multi që ndihmon prindërit që të dhurojnë një mënyrë më të sigurtë tek fëmkijët e tyre në botën e digjitalizuar.
Safe Kids ndihmon prindërit që të monitorojnë informacionet duke ju dhënë mundësi që të gjejnë lokacionin e fëmijëve të tyre dhe kohën që e kalojnë në internet, ndihmon që të orientohen fëmijët dhe të kenë qasje të ndryshme në faqe të ndryshme dhe këshilla të ndryshme për të rritur.
Kompania IT Kabtel që prezanton Kaspersky Lab, ju ka dhënë secilit prind nga një licencë pa pagesë për të shfrytëzuar këtë mundësi pa pagesë për 12 muaj. Nga Kabtel japin shumë mundësi për këtë siguri dhe në kuadër të kësaj janë paraparë shumë aktivitete dhe projekte me qëllim ngritjen e vetëdijes për nevojën e mbrojtjes së fëmijëve nga hapësira online.