Me fillimin e vitit 2017, të gjithë kishin pritshmëri të njëjta: fund të krizës politike dhe ripërtëritje të ekonomisë.
Por çdoherë ajo që planifikohet është tërësisht ndryshe nga realiteti. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin vetëm një nga garancitë se krizës politike po i vjen fundi dhe se ekonomia nuk do të jetë më peng i tensioneve politike. Problemi më i madh që e notuan ekspertët ishte vrima në arkën shtetërore ndërsa qeveria edhe më tej e vazhdon praktikën e vjetër dhe minusin e rregullon me huamarrje.
“Që të ulet deficiti buxhetor, gjithnjë goditen investimet kapitale, ndërsa këta janë kyçe kur ndodhemi në situatë në të cilën kemi ngecje të sektorit të biznesit privat dhe vendor. Këtu do të përmendja projekte nga fusha e infrastrukturës, jo vetëm në atë rrugore por edhe në atë hekurudhore. Duhet investime në shëndetësi dhe arsim, pra në kapacitete produktive”, Marjan Petreski, profesor universitar.
Investimet e huaja – ishte një nga temat më të dashura të qeverisë së Nikolla Gruevskit. Pothuajse çdo ditë paralajmëroheshin investime, priteshin shirita, paralajmëroheshin shuma milionëshe të cilat do të investoheshin në zonat ekonomike. Rrjeti hulumtues BIRN publikoi të dhëna rreth gjendjes së investimeve në Maqedoni. Hulumtimi ka treguar se qeveria ka paralajmëruar ndërtimin e 138 fabrikave në 10 vitet e fundit, por numri i investimeve të huaja të ndërtuara në periudhën e analizuar sipas BIRN është 51, 40 janë duke u ndërtuar, ndërsa 43 nuk kanë filluar ende. I kontestueshëm është edhe numri i personave të punësuar tek kompanitë e huaj.
“Nga 138 investimet e paralajmëruara, janë realizuar vetëm 51. Motivi kryesor që investitorët e huaj vijnë këtu është çmimi i lirë i forcës punëtore”, Tamara Çausidis.
Edhe pse ishte më pak se një muaj në funksion, ministri i financave, Dragan Tevdovski, doli me të dhëna frapante. Ai publikoi se institucionet shtetërore, ministritë, institucionet shëndetësore dhe ndërmarrjet publike kanë borxh prej 360 milion eurosh ndaj firmave të sektorit privat.
“Këto janë detyrime të cilat nuk janë kryer për një periudhë më të gjatë dhe ne po punojmë për një projekt që të krijojmë një metodologji për larjen e borxheve”, u shpreh Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.
Në radhë erdhi edhe përgatitja e propozim buxhetit për vitin 2018. Sipas zëvendës kryeministrit Koco Angjushev me këtë buxhet janë paraparë më shumë projekte për qytetarët dhe janë shkurtuar shpenzimet joproduktive në krahasim të buxhetit të vitit 2017 për më shumë se 90%. Arka e shtetit për vitin 2018 do të arrijë shumë më të lartë deri më tani prej 3.4 milion euro, me çka rritja ekonomike do të arrij shkallën prej 3.2%. Deficiti i projektuar është 2.7%.
“Unë mendoj se buxheti është shumë real edhe në pjesën e të të ardhurave dhe shpenzimeve, dhe do të sigurojë minimum 3.2 % rritje të bruto prodhimit vendor”, tha Koço Angjushev.
Vozitësit e makinave përsëri i lëshuan vendet e punës dhe thanë se nuk do të kthehen nëpër trenat nëse nuk e marrin pjesën e dytë të pagës së tetorit.
“Pa para nuk shkohet në rrugë. Në mënyrë direkte rrezikohet siguria e udhëtarëve. Vozitet me një mendim – që nuk ke para, je nervoz andaj ne vendosëm që më mirë mos punojmë sesa mos dhëntë Zoti të shkaktojmë ndonjë ndeshje”, u shpreh Dushko Çakarovski, vozitës makine.
Dhjetëra ditë para vitit të ri në kuvend u soll buxheti për vitin 2018, por pa debat për shkak se deputetët e opozitës vendosën që të mos marrin pjesë në sjelljen e dokumentit më të rëndësishëm ekonomik vjetor në vend