Në konferencën e sotme “E ardhmja e TV kanaleve komerciale tokësore në nivel nacional: Cila është formula e suksesit?”, në organizim të Institutit të Maqedonisë për media, përfaqësues të industrisë mediale, shoqërisë civile dhe institucioneve diskutuan për problemet dhe perspektivat e TV kanaleve komerciale në nivel nacional, njohton Almakos.
Euroambasadori, Samuel Zhbogar, në hapje tha se biznesi i mediave në Maqedoni i ka dy qëllime, të sigurojë përfitim dhe të sigurojë lirinë e shprehjes dhe informacioneve, ndërsa shteti përmes rregullatorëve të vet të pavarur dhe profesional në proces transparent i ndjek operacionet e tyre.
“Ata i ndjekin si lirinë edhe bartjen e informacioneve, pluralizmi medial dhe llojllojshmëria garantohen përmes një rrethimi konkurrent. Ky është treg medial relativisht i vogël dhe bizneset dhe rregullatorët medial kanë sfidë konkrete, pasi që shpesh ofrojnë mundësi për ndikim. Është e rëndësishme prona dhe financimi i mediave të jenë transparente, ndërsa rregullatori ta ruaj paanshmërinë dhe pavarësinë e vet”, tha Zhbogar, njohton Almakos.
Ministri i Komunikimeve, Llogaridhënies dhe Transparencës, Robert Popovski, tha se gjendja me lirinë dhe mënyrën e funksionimit të mediave në Maqedoni është konstatuar prej shumë raporteve ndërkombëtare dhe vendore dhe ndodhet në fund. “Nevojiten reforma rrënjësore në këtë sferë. Nevojitet rregullim, gjegjësisht reforma, të cilat do të thonë rregullim i vërtetë i sferës mediale. Rregullativë ligjore e cila do të mundësojë profesionalizim dhe pavarësi të Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuale”, tha Popovski. Paralajmëroi se Qeveria shumë shpejtë do ta lëshojë në procedurë Ligjin për ndryshime dhe plotësime në sferën mediale, që njëherë e ka propozuar dhe dorëzuar në shqyrtim në opinion.
Theksoi, gjithashtu, se Qeveria nuk do të shpenzojë para prej buxhetit për reklama, pasi që gjithçka do të prezantohet si informacion me karakter public dhe atë do ta bëjë në servisn public, pa transaksion komercial.
Ndërsa analisti analisti Ibrahim Mehmeti, për Almakos, dha një prononcim, ku tha se politika duhet t’i heq duart nga mediat.
“Diçka është e qartë se pas periudhës së kaluar, mediat ishin në një situatë specifike, në konteks negative, kisha thënë, ku qeveria nëpërmjet masave të ndryshme financiare, me reklamime, etj, bëri që pjesa dërmuese më me ndikim në opinionin e mediave të vihet në kontroll në interesat e qeverisë, e jo në interesa të opinionit ose informimit të drejtë. Gjithsesi, kishte ndikim negativ, në shtrembërimin e ralitetit të vendit, por edhe në prapambetjen e zhvillimit të medias në përgjithësi dhe tani është e qartë se ka nevojë për një rikthim, të mediave në një situatë normale, ku profesioni në njërën anë dhe tregu në anën tjetër do të jenë të pavarura njëra nga tjetra dhe mediat do të mund të zhvillohen në atë që e kanë mision, pa ndikim të politikës dhe nga ana tjetër tregu do të jetë i lirë. Kuptohet kërkohet përkrahja e medias, sepse media nuk mund të funksionojë pa ekonomi dhe pa përkrahjen e biznesit. Por, kjo mbështetje të jetë në suaza të rregullave të lojës transparente, e jo të jetë në formën që ka qenë deri më tani, ku ka munguar transparenca komplet, ku qeveria e ka shfrytëzuar këtë situatë, për ndikim të drejtpërdrejtë me mediat, e cila ka rezultuar në një situatë shumë negativë, në fushën e politikës dhe zhvillimin e demokracisë, në përgjithësi”, tha analisti Ibrahim Mehmeti, për Almakos.
Nga ana tjetër Dragan Antonovski, nënkryetar i Sindikatës së Gazetarëve, për Almakos tha se pronarët e mediave duhet të përqëndrohen në përmirësim e kushteve dhe avancimin e resurseve njerëzore, për media profesionale.
“Sipas meje dalja nga kjo krizë e mediave ose treguesin se si të lëvizin, e rëndësishme është që mediumet të luajnë rolin e tyre, t’i informojnë drejtë qytetarët, të punojnë në emër të publikut e jo në emër të biznesit. Dhe ajo që është më përmbajtësore, pronarët e mediumeve mbi të gjitha duhet t’u shërbejnë njerëzve, kuadrit, gazetërëve, teknikët, e jo vetëm të blejnë teknikë për të bërë medium. Duhet të investohet në resurset njerëzore për të qenë më profesional, që të mundet edhe ata që e ushrtrojne profesionin e gazetarit, ata që i duan mediat dhe që punojnë për të, ta ndërtojnë medium të vërtetë.”, tha Dragan Antonovski, nënkryetar i Sindikatës së Gazetarëve, për Almakos.
Në këtë konferencë morën pjesë edhe përfaqsues të Tv shtëpive më të mëdha në Kroaci – RTL, si dhe ekspert të mediave nga Sllovenia dhe Kroacia.
D.Kërluku
Almakos.com