Ballkani Perëndimor është në një situatë të vështirë dhe që do të jetë në tavolinën e bisedimeve mes BE-së dhe Rusisë gjatë vizitës së përfaqësueses së BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, në Moskë, më 24 prill të këtij viti.
Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov për “TASS”.
Ai ka thënë se BE-ja me vite luan rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se vendet që nuk kanë hyrë në BE nga ky rajon, nuk janë të përgatitura për anëtarësim.
Sipas tij, tani për tani, më problematike është Maqedonia ku BE-ja ka tentuar që të ndërhyjë përmes takimeve të përfaqësuesve të BE-së me kryetarin Ivanov.
Por që për Chizhovin, këto takime mund që ta thellojnë krizën