dërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për kontestin e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, Methju Nimic, mbrëmë nëpërmjet një kumtese e ka konfirmuar se do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Athinë dhe Shkup.
“Me ftesë të Greqisë dhe IRJ Maqedonisë, i dërguari special i sekretarit gjeneral të NATO-s, Methju Nimic do të qëndrojë në Athinë dhe Shkup në periudhën prej 29 janar deri më 1 shkurt si pjesë e përpjekjeve të OKB-së që t’u ndihmojë të dyja palëve që të gjejmë zgjidhje të pranueshme për emrin”, thuhet në kumtesë.
Nimic më 31 janar do të arrijë në Shkup, ndërkaq ditën e ardhshme do të ketë takim me kreun shtetëror.
Përpara arritjes së Nimicit, për të shtunën, më 27 janar, është caktuar takim i liderëve ku sipas njoftimeve do të mbahet të shtunën në Klubin e Deputetëve në Shkup. Në këtë takim, në të cilin do të diskutohet për kornizën e ndërmjetësuesit të OKB-së në kontestin për emrin Methju Nimic, do të marrin pjesë kryeministri Zoran Zaev, presidenti Gjorge Ivanov, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ndryshe, Nimic viziton të dyja palët pas përforcimit të dinamikës për zgjidhjen e çështjes së emrit i cili ka ka bllokuar rrugën euro-atlantike të Maqedonisë tanimë 25 vite.
Dje në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik, janë takuar kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, në të cilin takim është biseduar për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme.

