Shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, iu bëri thirrje 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian të vazhdojnë të armatosin ushtrinë e Ukrainës, transmeton Gazeta Metro.
”Rezistenca e Ukrainës është e jashtëzakonshme. Armata ruse nuk ka arritur të depërtojë më shumë se 200 kilometra larg bazave të tyre logjistike dhe ka humbur shumë ushtarë e tanke, kjo nga çkemi mundur të shohim nga satelitët dhe aeroplanët tanë” ka thënë Borrell në një intervistë për televizionin publik spanjoll TVE.
BE ka shtuar ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës me 500 milionë euro të tjera shtesë./gazetametro.net