Në këto moment nga Ministria e Kulturës janë duke u bartur disa thasë, për të cilat ende nuk dihet se çfarë ka në to dhe për çfarë materiali bëhet fjalë.
Fokus shkruan se sipas fotografive vërehet se si të punësuar në këtë institucion mbushin makinat me thasë të zezë.
Nga Ministria e Kulturës kanë thënë se këto nuk janë kurrfarë materiale, por se Drejtoria për trashëgimi kulturore po zhvendoset në hapësira të reja.


