Kryetari i Alternativa, Afrim Gashi ka shkruar një status ku shihet se kjo parti përgatitet për ndonjë aktivitet të radhës politik, por nuk sqarohen detaje.
“Gati për betejën e radhës… Shpalosim idetë e veprimit në ora 13:30 në selinë e “Alternativa””“, shkruan Gashi.
“Të enjten (10.10.2019) në orën 13.30 kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, do të mbajë konferencë për media, ku do ta shpalosë platformën e re politike të partisë.
Konferenca do të mbahet në selinë e Alternativës në QT “Mavrovka” në Shkup” thuhet në njotimin nga Shërbimi për Komunikim me Opinionin i Alternativa.