Është mbledhur sërish pasditen e sotme komisioni hetimor për CEZ. Kreu i këtij komisioni Taulant Balla bëri thirrje edhe njëherë që Nue Kalaj të sillet me forcë në komisionin. Ai bëri me dije se policia ka shkuar në shtëpinë e tij, por nuk e kanë gjetur.
Aktualisht në komisionin po dëshmon dëshmitari Arben Doçi. Në komision ka dëshmuar edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Seanca dëgjimore ka nisur me debate mes Taulant Ballës dhe Shkëlzen Berishës. Balla i ka kërkuar Shkëlzen Berishës që të betohet, por ky i fundit është shprehur se nuk betohet para një shpifësi.
“Ti je i dënuar për shpifje. Betimi nuk mund të bëhet para një të dënuari për shpifje”, tha djali i ish-kryeministrit.
Më tej Balla shtoi se nëse nuk betohet nuk mund të vijojë dëshmia. Kreu i komisionit vendosi mbylljen e seancës dhe kthimin e tij një ditë tjetër dhe ai duhet të betohet. Shkëlzen Berisha është larguar pa dhënë dëshminë e tij.
1 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)