Çështja për emrin mundet dhe duhet të zgjidhet vitin e ardhshëm, deklaroi ndërmjetësi Methju Nimic pas bisedimeve të djeshme në Bruksel me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis.
“Pas aq shumë viteve, nuk ekziston emër i ri magjik që mund të paraqitet dhe ta zgjidhë çështjen. Zgjidhja do të gjendet me vullnet politik dhe diplomaci të mirë”, tha Nimic.
Sipas ndërmjetësit, edhe në Greqi edhe në Maqedoni është përmirësuar klima për zgjidhje të çështjes së emrit. Bisedimet në Bruksel, siç theksoi, kaluan në atmosferë të mirë. Paralajmëroi se negociatat do të intensifikohen gjatë periudhës së ardhshme me takime të reja në Nju-Jork në janar, shkurt dhe mars. Nimic vlerësoi se qeveritë në Athinë dhe Shkup zgjidhjen e çështjes së emrit e vendosin lartë në agjendat e veta dhe kanë për qëllim edhe më tej të punojnë në përmirësimin e marrëdhënieve të
ndërsjella. Nimic nuk tha nëse në takim ka dalë me propozim të ri. Paraprakisht, televizioni grek “Star” kumtoi se “Maqedonia e Re” është propozimi për të cilin do të bisedohet në Bruksel. Në materialin e publikuar në lajmet qendrore të televizionit, ceket se “nëse Shkupi dakordohet me këtë propozim, do të hapet rruga për zgjidhjen e çështjes së emrit në gjysmën e parë të vitit 2018”, siç paralajmëruan edhe kryeministri Aleksis Cipras dhe shefi i diplomacisë, Nikos Koxias. “Star” thekson se propozimi fillestar grek ka qenë “Maqedonia e Vardarit”, por tani ka ardhur deri te propozimi “Maqedonia e Re”, siç ishte në vitin 1992 në pakon e ashtuquajtur “Pineiro”, që atëherë ishte refuzuar. Emri me përcaktim gjeografik si “Maqedonia Veriore” nuk është i pranueshëm për palën greke, sepse, siç ceket, nuk do ta parandalonte irredentizmin e Shkupit dhe implikon ekzistimin edhe të Maqedonisë Jugore, që nuk është e pranueshme edhe për Bullgarinë. Më pas përkujtohet deklarata
e Ciprasit për “Star” e dhënë pas marrjes së pushtetit, ku thotë se Greqia ka gabuar që para 20 viteve nuk e ka pranuar pakon “Pineiro” e cila parashihte emër të përbërë me përcaktim gjeografik, që sipas tij, do të ishte zgjidhje e mirë për kontestin.
“Star” dje komentoi se tani çështja është se si propozimi do të kalojë në Qeverinë greke, posaçërisht tek Panos Kamenos, partner i koalicionit të Ciprasit, i cili deri më tani kundërshtonte ashpër që fjala Maqedoni të qëndrojë në emrin e fqinjit verior.
Emri me përcaktim gjeografik si “Maqedonia Veriore” nuk është i pranueshëm për palën greke, sepse, siç ceket, nuk do ta parandalonte irredentizmin e Shkupit dhe implikon ekzistimin edhe të Maqedonisë Jugore, që nuk është e pranueshme edhe për Bullgarinë. Më pas përkujtohet deklarata e Ciprasit për “Star” e dhënë pas marrjes së pushtetit, ku thotë se Greqia ka gabuar që para 20 viteve nuk e ka pranuar pakon “Pineiro” e cila parashihte emër të përbërë me përcaktim gjeografik, që sipas tij, do të ishte zgjidhje e mirë për kontestin. “Star” dje komentoi se tani çështja është se si propozimi do të kalojë në Qeverinë greke, posaçërisht tek Panos Kamenos, partner i koalicionit të Ciprasit, i cili deri më tani kundërshtonte ashpër që fjala Maqedoni të qëndrojë në emrin e fqinjit verior.
“Nuk kemi arritur deri atje që të bisedojmë për disa emra të rinj apo ngjashëm”, tha dje kryeministri Zoran Zaev, i pyetur për koment ndaj shkrimeve të mediumeve greke për propozimin “Maqedonia e Re”.
“Sipas të gjitha gjasave ai është propozim i mediumeve, ne nuk kemi arritur deri aty që të bisedojmë për disa emra të rinj apo ngjashëm. Ajo që besojmë se këto ditë do të bisedohet është konfirmim i dëshirës së të dyja palëve që në mënyrë thelbësore të hyjnë në zgjidhje të problemit të cilin e ka Greqia me emrin tonë kushtetues”, deklaroi Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Shfaqi shpresë se nën ndërmjetësimin e Nimicit do të konfirmohet dëshira e përbashkët e të dyja palëve, edhe e Maqedonisë e edhe e Greqisë për gjetje të zgjidhjes së këtillë.
“Ne nga ana jonë e konfirmojmë këtë publikisht. Ato janë edhe udhëzimet e negociuesit tonë dhe shpresoj se takimi do të përfundojë në atmosferë pozitive në mënyrë që të mund edhe më tutje të presim përpunim të zgjidhjeve të mundshme të këtij problemi”, deklaroi Zaev.
Ambasadori holandez, Vilem Vauter Plomp, nga ana e tij dje deklaroi se Evropa në mënyrë vigjilente po i ndjek negociatat, që po zhvillohen në Bruksel mes Maqedonisë dhe Greqisë, me ndërmjetësim të negociuesit Methju Nimic.
“Është e drejtë të thuhet se askush nuk pret që çështja do të zgjidhet nesër, por me rëndësi është se gjatë muajve të fundit pati nisma pozitive dhe se gjërat po shkojnë në drejtim pozitiv”, theksoi Plomp. Ai theksoi se Qeveria holandeze nuk ka pozicion për kontestin me emrin.
“Mund vetëm të them se Qeveria ime shpreson se të dy vendet do të gjejnë zgjidhje”, shtoi ambasadori. Raundi i fundit formal i negociatave të ndërmjetësit të KB-së me përfaqësuesit e të dy vendeve ishte
mbajtur në Nju-Jork në nëntor të vitit 2014.