
“Nisma e PDIU-së është depozituar që në datën 20 dhjetor të 2016-s. Kjo nismë ka të bëjë me ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në Kuvendin e Shqipërisë, për evidentimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të shpërnguljes me dhunë dhe masakrës mbi shqiptarët e Çamërisë në vitin 1944-të. Bëhet fjalë për një moment të historisë sonë, i cili nuk është zbardhur kurrë tërësisht. Ne nuk jemi njohur me përmasat e asaj tragjedie dhe për mënyrën se si erdhi. Kërkesa e PDIU-së ka për qëllim zbardhjen e këtyre fakteve dhe rrethanave.
Ka patur edhe komisione të tjera të cilat kanë qenë me karakter historik, por në Kuvendin e Shqipërisë, është hera e parë që një nismë e tillë merr jetë. Kjo nismë vjen edhe si kërkesë jo vetëm e popullsisë çame në Shqipëri, por edhe si kërkesë e të gjithë shqiptarëve. Nga ana tjetër nuk është plotësuar kurrë nga ana e shtetit shqiptar një dosje parlamentare, në të cilën të kemi të depozituara përmasat e tragjedisë, por edhe faktet që kanë sjellë këtë gjenocid”, – u shpreh znj. Mesila Doda.
14 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

