Në Maqedoninë e Veriut certifikatat e lindjes, kurorëzimit dhe vdekjes zyrtarisht do jenë në dy gjuhë, në një format prej dy kolonave, ku në njërën anë janë në maqedonisht dhe tjetra në shqip.
Vendimi në formë udhëzimi nga Ministria e Drejtësisë, ka hyrë në fuqi më 15 qershor kur është publikuar në Gazetën Zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Nga Ministria e Drejtësisë thanë TV21 se “kjo është luftë që u fitua, sepse ka pasur rezistencë që gjuha shqipe të mos jetë në dy kolona e barabartë me maqedonishten, por lart maqedonisht e poshtë shqip”.
Po ashtu në certifikatat e ndryshuara me Udhëzim qëndron nënshkrimi i ministrit aktual të Drejtësisë, Krenar Lloga dhe se për herë të parë ka hapësirë të veçantë për shënimin e përkatësisë etnike (kombësia).(INA)