Ish-presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të marrë pjesë në funeralin e Papës Françesku të shtunën, duke nderuar lidhjen personale që ka pasur me Papën për më shumë se dhjetë vjet. Biden, presidenti i dytë katolik në historinë e SHBA-së pas John Fitzgerald Kennedy, do të udhëtojë për në Romë në një udhëtim privat, pa qenë pjesë e delegacionit zyrtar amerikan, i cili do të kryesohet nga ish-presidenti Donald Trump.
Biden kishte planifikuar një udhëtim në janar për t’u takuar me Papën, por ishte detyruar ta anulonte këtë udhëtim për shkak të zjarreve shkatërruese që goditën Kaliforninë.
Ndërkohë, në kontekstin e funeralit, nuk përjashtohet mundësia e një takimi mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në Romë.
Zëdhënësja e Von der Leyen, Paula Pinho, deklaroi se po shqyrtohet mundësia e këtij takimi, megjithëse nuk ka asgjë të konfirmuar deri tani. Pinho theksoi gjithashtu se qëllimi kryesor i udhëtimit të Von der Leyen është funeral i Papës Françesku, dhe çdo mundësi takimi tjetër do të ishte e dobishme, nëse do të lindte gjatë ceremonisë.