Fëmijët e çerdhes së djegur të Shuto Orizares “8 Prilli” do të zhvendosen përkohësisht në shkollën e mesme të kësaj komune, derisa të ndërtohet objekt tërësisht i ri për Çerdhen. Kështu deklaroi për TV SHENJA drejtoresha Songjul Shaban Ahmet, sipas së cilës, kjo alternativë vlen edhe për fëmijët tjerë nga rruga që janë strehuar në këtë çerdhe.
“Për momentin ka vendim me të cilin ato fëmijë do të strehohen në shkollën e mesme në Shuto Orizarë, pjesa përdhesë e së cilës lirohet në tërësi, për çka presim që së paku dhjetë ditë të adaptohet hapësira për moshën e fëmijëve tanë, për shkak se na duhen kushte më të ndryshme, tavolina, karrige dhe toaletë të ndryshëm”, ka thwnw Songjul Shaban Ahmet, drejtoresh e çerdhes “8 Prilli”.
Drejtoresha Shaban Ahmet, thotë se janë informuar prindërit e fëmijëve me të cilët kanë arritur bashkëpunim të mirë, ndërsa një pjesë e prindërve kanë gjetur edhe alternativa të tjera, për shkak të obligimeve të domosdoshme që i kanë pasur. Ministri i punës dhe politikës sociale Ibrahim Ibrahimi, deklaron se në bashkëpunim me kryetarin e qytetit të Shkupit dhe atë të komunës së Shuto Orizares, kanë gjetur zgjidhje për së paku një vit, për shkak se gjenden në periudhë kur nuk mund të bëjnë ndryshime vjetore të planeve për furnizim publik.
“Nesër presim që në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare ta rregullojmë atë hapësirë, ku edhe ministria do të participojë me mjete të caktuara, ta rregullojmë atë hapësirë që tu mundësojmë fëmijëve që të kenë kushte të përafërta normale që të mbajnë arsim parashkollor”, ka deklaruar Ibrahim Ibrahimi, ministër i Punës dhe politikës sociale.
Ndërsa drejtoresha Songjul Shaban Ahmet thotë se kanë kërkuar nga ministria e financave që të mund të hapin edhe xhirollogari për solidaritet.
“Kështu që të hënën presim përgjigje nga ministria e Financave se si do të veprojmë me këtë çështje për shkak se kemi interes të madh nga qytetar të thejshtë, kompani dhe institucione ndërkombëtare të cilët dëshirojnë të ndihmojë dhe të donojnë, me qëllim që sa më shpjetë të gjendet zgjedhje. Por edhe periudha e adaptimit tonë kërkon mjete plotësuese dhe ai adaptim kërkon mjete, ndërsa e dimë se edhe pushteti lokal edhe çerdhja nuk kanë mjete të mjaftueshme që vetë ta mbulojnë atë harxhim”, u shpreh Songjul Shaban Ahmet, drejtoresh e çerdhes “8 Prilli”.
Drejtoresha Shaban Ahmet, apeloi tek mediat që sa më shumë tu ndihmojnë deri në zgjidhjen e plotë të këtij problemi. TV SHENJA ka raportuar drejtpërdrejt nga djegja e Çerdhes “8 prilli” në Komunën e Shuto Orizares, të cilën flakët e përfshinë në mesnatë mes së martës dhe të mërkurës.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Çerdhja e djegur, fëmijët vendosen tek shkolla… by tvshenjaofficial