Kopshti “Snezana” në Çair që nga dje,ka qenë në grevë sepse punonjësit nuk morën rrogë për dy muaj.
Prej sot, edhe kopshti “Fidani” njoftoi se do të jetë në grevë,transmeton MSH.
Nga dy çerdhet thonë se punonjësit nuk kanë marrë ende pagën e nëntorit.Dje, dy ndërtesat e kopshtit “Snezana” ishin bosh, dhe në hyrje shkruante “Shtrajk-Grevë”
Nga komuna e Çairit ata thonë se e dinë për grevën dhe se problemi është pengesa administrative, sepse këshilli bashkiak nuk ka ende kryetarë.