Tani jam optimist. Më herët isha optimist i matur, por tani besoj se me votimin në Parlament, ku u mblodhën votat e mjaftueshme të fillohet me ndryshmin e Kushtetutës, u tregua një vullnet i fuqishëm ky proces të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, që pastaj do t’i mundësojë palës greke ta përfundojë punën e saj, t’i përmbush obligimet e saja. Besoj se tani është e nevojshmen me gjithë energjinë të vazhdohet me këtë proces dhe thjeshtë punët të shkojnë deri në fund, deri në atë shkallë që do t’i mundësojë Maqedonisë të inkuadrohet në NATO dhe do t’i hap dyert e BE-së. Për këtë gjithmonë do të ketë mbështetje nga vendi ynë”, thotë shefi i diplomacisë sllovene Miro Cerar.
Sipas tij, vetëm me energji të re, optimizëm të ri, mund të bëhet një hapë para drejtë BE-së, veçanërisht drejtë NATO-s. Sllovenia, përsëriti, fuqishëm i mbështet përpjekjet aktuale të qeverisë, guximin e saj dhe arsyeshmërinë që do të sjellë në ndryshimin e Kushtetutës, me të cilat, do i mundësohet Maqedonisë të kyçet drejt aleancës euroatlantike.
Pas takimeve në Shkup me kryesin shtetërore të Maqedonisë (Ivanov, Zaev, Dimitrov) Cerar nënvizon se është i vetëdijshëm që procesi është i vështirë, por është legjitim dhe se mbështetet prej një numri të madh të qytetarëve të Maqedonisë, për çkëtë arsye beson se ky proces duhet të zbatohet deri në fund.
“Sllovenia do t’u ndihmojë në të gjitha mënyrat e mundshme, të gjithë ne e kuptojmë se ky është vendimi përfundimtar i popullit të Maqedonisë. Por gjithashtu në interes të Sllovenisë dhe rajonit më të gjerë është Maqedonia të inkuadrohet në NATO dhe BE, për t’u bërë anëtare e Evropës sonë. Sikur sot Sllovenia, ashtu edhe përfaqësuesit e Maqedonisë mund të ulen me të gjithë liderët e shteteve evropiane, sepse kjo padyshim që do të jetë në dobi të gjeneratave të ardhshme. Për këtë arsye, ne sllovenët do të vazhdojnë me mbështetjen tonë”, tha Cerar, i cili mori pjesë në hapjen e ambienteve të reja të ambasadës sllovene në Shkup.