Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, nuk e din nëse vendi përfundimisht në samitin e 22 qershorit të Unionit do të marrë dritë jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në. Osmani tha se me Bullgarinë dallimet nuk janë kapërcyer.
– Advertisements –
Unë nuk jam në gjendje për momentin të tregoj se si do të jetë rezultati më 22 qershor. Komunikojmë edhe në bazë bilaterale me Republikën e Bullgarisë. Diplomatët tonë janë në komunikim të vazhdueshëm me diplomat të tyre dhe përpiqen ta organizojnë komisionin e dytë ndërqeveritar, përpiqen të merren vesh për planin aksionar, ‘Roud Map-in’ eventual nëse ka marrëveshje dhe kjo është njëra rrugë që e punojmë në bazë bilaterale”- deklaroi Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.
Osmani sërish i hodhi poshtë pretendimet e VMRO-së për negociata të fshehta me Sofjen. Ai tha se në tryezën e negociatave është propozimi portugez. Shefi i diplomacisë edhe pse pak kohë më parë ishte i bindur se do të arrinte marrëveshje me qeverinë teknike në Sofje, tani thotë se kjo është pengesa e parë për arritjen e zgjidhjes.
E dyta, është se ku do të jetë udhërrëfyesi, u thash se janë dy dallimet, në Këshillin për Stabilizim dhe Asociim ose në kornizën negociuese. Pozita jonë është e qartë, pozita e BE-së është e qartë. Mendoj se interesi i bullgarisë është ky, por mendoj se të gjitha këto çështje duhet të shpjegohen. Dhe e treta a do të ketë marrëveshje për përmbajtjen e udhërrëfyesit. Për shkak se përmbajtja është shumë e rëndësishme. Ne punojmë për të tre këto çështje”.
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se javën e ardhshme pritet të takojë presidentin bullgar Rumen Radev në margjina të Samitit të NATO-s. Dallimet mes Shkupit dhe Sofjes nuk u kapërcyen as në mbledhjen e fundit të Komisionit të përbashkët për çështjet e historisë.
Mefail Isamili



