Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut ka apeluar për kuptimin nga vendet anëtare të rëndësisë së vendimit që synon të arrijë këtë muaj Shqipëria e Maqedonia e Veriut.
Duke publikuar një intervistë të tij për “Politico”, Dimitrov thotë se qëndrimi evropian për çeljen e negociatave do të tregojë shumë se si e vizionojnë ata të ardhmen e Bashkimit Evropian marrëdhënien e tyre me BP. Megjithëse në një aksion politik e diplomatik për vendin e tij, kryediplomati maqedonas nuk e ka ndarë vendimin e pritshëm vetëm për Maqedoninë, në të njëjtën kohë që tregon me burime të besueshme lëvizjen e radhës për Francën, si vend ende pa vendim të shprehur. Duke iu referuar një zyrtari të lartë të Francës, “Politico” e vendos pritjen e vendeve të propozuar për nisjen e bisedimeve me BE në dorë të Francës që ende nuk ka vendosur nëse do të mbështesë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë.
“Ne gjithmonë kemi qenë të qartë se ideja e nxitimit në zgjerim është e rrezikshme për shkak se ekziston një hipokrizi – u japim këtyre vendeve ndjenjën se do të jenë në Evropë nesër, kur në realitet do të duhet shumë kohë. Dhe ne i japim përshtypjen opinionit tonë publik që e vetmja politikë është zgjerimi në vend që të thellohet më parë BE”, tha Dimitrov.
Nga ana tjetër i njëjti zyrtar në kushtet e anonimitetit ka thënë se Franca do të merrte një vendim “në një mënyrë franko-gjermane”, gjë që sugjeron se Parisi dhe Berlini mund të përpiqen të gjejnë një qëndrim të përbashkët si pjesë e diskutimeve më të gjera mbi një sërë çështjesh, komenton Politico.
Duke kujtuar se Gjermania ka qenë shumë më pozitive në lidhje me zgjerimin sesa Franca, e njëjta gazetë thotë se kjo nuk do të jetë një detyrë e lehtë. Për ndjekësit e zhvillimeve ky koment tregon se është e vështirë që Franca të sjellë Gjermaninë në qëndrimin e saj kundërshtues, ashtu siç kujton edhe vetë “Politiko”, duke iu referuar letrës së Michael Roth, pikërisht ditën e vendimit të Komisionit Evropian.
Artikulli shkruan datën e qershorit për vendimin që pret Shqipëria e Maqedonia e Veriut, ndërkohë që më realiste për shqyrtim duket ajo e nënvizuar nga Hahn dhe burime të tjera diplomatike për një këshill të ministrave në korrik. sipas ministrit të jashtëm maqedonas, nëse ndikohet Makroni – dhe vende të tilla si Holanda dhe Danimarka, të cilat gjithashtu kanë shprehur skepticizëm rreth zgjerimit – ekuilibrohen.


