Prezenca e Lube Boshkovskit në tubimin e dy partive, BDI-LSDM në Tetovë është komentuar shumë nga të gjithë qytetarët, opinionistët dhe analistët, shkruan Almakos.
Këtë rrugë e ka ndjekur edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila nëpërmes rrjetit social facebook ka pyetur tetovarët se vallë, çfarë do të thotë fjala “Lube”.
Më poshtë statusi i plotë i Çelikut.
“Çka dmth fjala “LUBE” shqip?
A ka vota edhe për “Bratot Lube”? Edhe ky kish ngel pa u bë pjesë e “Qytetarisë me Teutërinë”…
Në Tetovë e ke adresën gabim “Lube me vëllaun Zaev dhe motrën Teutë”, veprat e tua Lube janë shumë të freskëta për tu harruar..”, ka shkruar Çeliku.
Mevludin Imeri
Almakos.com