Mjeku Petrit Vargu i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të miratojë sa më parë vaksinën ‘’Astra Zeneca’’ , ndërsa shton se vaksina nuk do politikë por zgjuarsi.
Vargu shkruan se ka ardhur koha që Shqipëria të mos furnizohet më me vaksina që vijnë nga India, dhe ka ardhur koha që kjo qeveri të ndërmarrë një veprim të zgjuar.
Postimi i mjekut Petrit Vargu:
Z.KryeM! Aprovoje tani Astra-Zenecen, pa e aprovuar FDA dhe EMA dhe furnizohu perpara se t’i marre Europa. Kjo eshte taktika qe Britania e Madhe ka filluar sot. Ne shqiptareve,ministrja Ogi,na ka deklaruar qe kemi nje kontroll barnash te nivelit Europian. Perse mos fusim vaksinat e Astra -Zeneces keto dite, kur ajo nuk po shet neper bote.
Vetem stabilimenti i Pomezias prodhon 900 mije flakone ne jave.Vaksina nuk do politike por zgjuarsi. Cdo dite po vdêsin shqiptare. Mos harro qe deri tani Shqiperia nder vite eshte furnizuar nga UNICEF me vaksina Indiane, duke qene i vetmi vend ne Europe. Te gjithe e dine dietrologjine e ketij procesi. Prandaj dhe fshihen me emra organizatash. Bej nje veptim per te miren e popullit. Mos degjo vetem ato qe te rrethojne. Edhe ne e duam Shqiperine, ndoshta me shume se ato.
P.S. Thone qe promotorja e blerjes nga Unicefi eshte e njejte me ate qe ka rekomanduar blerjen nepermjet Covax. Z.KryeM ti e di nenteksti e fjales ”thone” ne shkrimet e mia…



