Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka pranuar propozimin për përkujdesje dhe heqjen e masës së paraburgimit për ish-ministrin e brendshëm, Mitko Çavkov. Kjo masë u pranua pasi që sipas mediave maqedonase, pala mbrojtëse e Çavkov ka deponuar garani prej 1 milionë euro dhe se bëhet fjalë për pronë të patundshme, informon INA.
Me masën e re, Çavkovit i merret pasaporta dhe ai ka për detyrë që një herë në javë të lajmërohet në gjykatë. Por ai deri tani ende është në paraburgim, pasi që nuk ka hyrë në fuqi vendimi dhe se pritet që Prokuroria Publike a do të bëj ankesë ndaj vendimit të këshillit penal. Çavkov është një nga të akuzuarit kryesor për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar, kur në Kuvend u sulmuan deputetë nga grupe të organizuara, ku ishin deputetë, zyrtarë të policisë, staf i sigurisë së Kuvendit, por edhe zyrtarët e MPB-së me një krye Çavkovin. Ata akuzohen për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë. (INA)
Data 15.03.2026
Aktuale
- OKH Merhamet së bashku me shoqatën IHHNL nga Holanda organizuan iftar në Tetovë
- (VIDEO) “Taksë mbi sheqerin” për të luftuar obezitetin, 65% e qytetarëve janë mbipeshë
- “Ajo erdhi me dëshirë!”- E rëndë në Greqi, 17-vjeçarja p*rdhunohet nga një grup djemsh dhe filmohet, arrestohen 10 persona! Të dyshuarit mohojnë ngjarjen
- U vra në mes të Shkupit, por kurrë s’u zbardh: 23 vite nga ekzekutimi i studentit shqiptar
- Sherr me thika mes të rinjve në Durrës, plagoset 26-vjeçari! Shpallet në kërkim autori i ngjarjes
- Zekolli: Heshtja e Ambasadave perëndimore, deshmon gabimin historik që shqiptarët pranuan çarmatimin vullnetar
- “Parajsa” Dubai drejt fundosjes, patundshmëritë bien për 30%, miliona po humbin edhe qytetarë të Maqedonisë së Veriut?
- Po pastrohet thellësisht shtrati i lumit Vardar

