Policia dy herë ka qenë për kontroll në shtëpinë e ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, njëherë në orën 6 pasdite më 27 mars, ndërsa herën e dytë dy orë e gjysmë më vonë.
Por të dyja herët askush nuk ua ka hapur derën. Kontrolli është bërë sepse Çavkovit me vendim të Gjykatës Supreme iu caktua masa e arrestit shtëpiak.
Pasi Prokuroria në gjykatë ngriti aktakuzë, u kërkua paraburgim i sërishëm edhe për Çavkovin, ndërsa një nga arsyet kryesore pse ai sërish është kthyer në Shutkë, është se ai në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Supreme, kokë më vete arrestin shtëpiak nuk e ka mbajtur në adresën që ka në letërnjoftim, por në vend tjetër.
Përveç tij në paraburgim u kthyen edhe katër persona tjerë, pasi paraprakisht gjykata më e lartë i liroi nga paraburgimi pesë mujor në burgun hetues. /albeu.com/