Këshilli penal pranë Repartit për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupisonit pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, ka sjellë vendim për shfuqizimin e masës së paraburgimit ndaj ish shefit të siguris Mitko Çavkov, nëndërkohë ka pranuar propozimin e avokatëve të Çavkov për të garantuar me pronë të patundshme.
Këshilli Penal i ka caktuar dhe masa të përkujdesit, sekuestrimin e dokumentacioneve të udhëtimit dhe obligim që njëherë në javë Çavkov të paraqitet në Gjykatë, raporton Almakos.
Përndryshe Gjykata Penale muajin e kaluar një ditë pas shfuqizimit të masës së paraburgimit ndaj ish shefit të sigurisë Mitko Çavkov i cili dyshohet për përfshirje në ngjarjet e 27 prillit, solli vendim që t’i rikthehet masa e paraburgimit.
Prokuroria në afat prej 15 ditësh mund të ankohet në vendimin e Këshillit Penal./Almakos