Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov dhe disa persona të tjerë sot në mëngjes u arrestuan me urdhër të Prokurorisë Publike, konfirmuan për MIA-n nga MPB. Çavkov për momentin është në Gjykatën penale ku po jep dëshmi para gjykatësit të procedurës paraprake. Nga gjykata për MIA-n informojnë se për momentin edhe personat e tjerë janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake i cili vepron sipas parashtresës me shkrim nga PTHP lidhur me ngjarjet në Kuvend të 27 prillit. Mitko Çavkov, gjatë ngjarjeve në prill kryesoi me shtabin operativ të MPB-së. Nga strukturat më të ulëta të MPB-së ai ishte cekur se dy orë nuk ka dhënë urdhër për veprim të policisë, me çka ka çuar në rrezik jetën e deputetëve dhe gazetarëve. Krahas Çavkovit, janë arrestuar edhe persona të tjerë, mes të cilëve, edhe deputetët Kërsto Mukovski dhe Zhaklina Peshevska, aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qosja nga Velesi, ishdrejtori i FSSHM-së, Sashe Stefanovski.
Data 17.03.2025
Aktuale
- NASA: Niveli global i deteve u rrit në mënyrë “të papritur” në vitin 2024
- Doktori Xhunejd Ademi me zemër të thyer tregon për përjetimet në Koçani
- Koçani: Përkujdesja e shëndetit mendor është shumë me rëndësi
- Ademi:Partitë politikë te heqin dorë nga fajësimi i BDI-së për gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën, çka ndodh sot e çfarë mund të ndodh në të ardhmen
- OKH Merhamet shpreh ngushëllime për tragjedinë në Koçan
- Ambasadori turk në vend, Fatih Ulusoy: Kjo tragjedi është një dhimbje e madhe për Maqedoninë e Veriut
- Angellov: Nuk është e vërtetë që policët e mbyllën derën e pasme të objektit në Koçani
- Drenusha shfaqet joshëse, e quan vetën “Mbretëresh”