Çarshia e vjetër e Shkupit ka rreth njëzet hyrje, ku tre prej tyre janë kryesore, ndërsa të tjerat janë hyrje ndihmëse. Asnjëra prej tre hyrjeve kryesore nuk ka shenja që tregon se më veçse jeni në Çarshinë e Vjetër, zemrën dhe shpirtin e metropolit.
Për qytetarët, hyrja kryesore më e gjerë, dhe kryesisht më e pastër për në Çarshi është nga ana e përmendores së “Skënderbeut”. Por, edhe nga ajo anë ndonjëherë mund që të befasoheni.
Hyrja e dytë kryesore është prej nga fontana me përmendoren e “Filipit të II-të” të Maqedonisë. Ajo hyrje më shumë shfrytëzohet nga turistët, për të cilët çarshia është destinacioni i tyre i dëshiruar. Por, atje i pret befasia, pasi shfaqen tezga ku shiten thikat për prerjen e lakrës, e ndonjëherë ka edhe mjaft lypsarë.
Hyrja e tretë kryesore dhe më frekuentuese është nga ana e Bit Pazarit e cila paraqet një kaos të vërtetë. Taksistët e bëjnë rrëmujën më të madhe. A do të rregullohet kjo gjë me rikonstruimin e Bit Pazarit, ngelet që të shohim.
Hyrjet ndihmëse janë në numër të madh. Përskaj asaj që nuk janë shumë të frekuentuara, megjithatë kanë rëndësi të madhe për shpirtin dhe imazhin e çarshisë.
Hyrja ndihmëse nga prapa Universitetit të Evropës Juglindore, aspak nuk i ngjan çarshisë së bukur. Kur bie shi, pamja bëhet edhe më e keqe.
Nga ana e parkingut te Mavrovasja ka gjithësej tre hyrje ndihmëse për në çarshi.
Nga ana e ndërtesave ushtarake në Bit Pazar ka tre hyrje të vogla, te njëri hyrje ju pret një çajtore e kapluar nga hija, që mund t’u shërbejë për pushim.
Njëra prej hyrjeve më të mëdha në çarshi është nga qebaptorja e mirënjohur Teteks. Karakteristike për këtë hyrje është ajo që direkt nga tezgat futesh në çarshi.
Në çarshi mundet që të shkosh edhe nga lagjja Dyqanxhik. Ka disa rrugica, por, hyrja nga kjo anë është e pamundur për shkak të veturave të parkuara.
Nga ana e Kalasë së Shkupit ka gjithësej 5 hyrje ndihmëse. Kryesisht janë të pastra dhe mjaft të frekuentuara. Nga Xhamia e Mustafa Pashës..
Nga parku i rregulluar.
Nga Kisha Shën Shpëtimi dhe nga pijetorja…
Dhe nga një rrugë e ngushtë që lidhet direkt me kafenetë.
Ashtu siç mund ta shohim nga objektivi i Almakosit, hyrja për në çarshi, për qytetarët është mjaft e rënduar. Se sa organet kompetente do të mendojnë ta lehtësojnë qasjen për në çarshi dhe pastaj të ruhet autenticiteti i saj, ngelet që koha të dëshmoje.
Husamettin Gina/Almakos
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2189703721070468/